fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Hamza premton fond prej 1 miliard eurosh për ekonominë kosovare

nga Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e ka prezantuar planin e kësaj partie për rimëkëmbje ekonomike, para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Derisa ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe atë të kaluarën, Qeverinë Kurti, se s’kanë bërë asgjë për rimëkëmbje, tha se PDK-ja do ta realizojë një gjë të tillë.

Hamza tha se do ta mbështesin në vazhdimësi sektorin privat, gjithashtu, ka premtuar 1 miliard euro për ekonominë.

“Nëse i referohemi të dhënave të BQK-së, me këtë ritëm do të ketë rënie ekonomike. Por me qeverinë tonë, do të ketë rritje deri në 7 për qind. Fokusi ynë do të jetë në sektorin privat. Parashikojmë një fond në mbi 1 miliard euro me qëllim që ta përkrahim ekonominë”, u shpreh Hamza në një video të drejtpërdrejt në Facebook.

Hamza ka premtuar edhe kontribute financiare për ndërmarrjet private.

“Mbi 500 milionë euro do të ketë kontribute financiare pa kthim për ndërmarrjet private. Mbi 200 mln vetëm për vitin 2021. Përveç fondit mbi 500 mln, ne do të vazhdojmë me subvencionimin e normave të interesit 100 për qind, kjo si përkrahje për bizneset”, u shpreh Hamza.

Sipas Hamzës, Qeveria e PDK-së do të marrë përsipër pagesat e shumës së interesit të huamarrjes që janë marrë në bankat komerciale të Kosovës nga prodhuesit të cilët eksportojnë mallra jashtë Kosovës, ndërmarrjet të cilat merren me agrobiznes dhe përpunimin e produkteve agrare.

Ka folur gjithashtu për Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH). Hamza tha se nuk do të paguhet nga ana e biznesit në kufi siç ka ndodhur deri tash, por pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të vendit. Ai ka premtuar gjithashtu tatimin në të Ardhura të Korporatave që do të ulet për disa vite të caktuara nga 10 %, sa ishte deri më tani, në 8%, 7%, 5% dhe 0% varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve.

Hamza ka thënë gjithashtu se do të futen skemat e garancisë për të forcuar pozicionet e kolateralit në hua, ndërkaq fondet për këto skema do të sigurohen nga shteti, do të rregullohet çështja e trajtimit të Hipotekave dhe e lartësisë së hipotekës që vendosen të merren për kredi.

“Për çdo vit do të krijohet një linjë buxhetore në shumën prej 15 milionë eurosh në buxhetin e shtetit për t’i mbështetur financiarisht nëpërmjet granteve (para pa kthim) të rinjtë dhe të rejat që kanë ide biznesi në formë të vetëpunësimit”, shtoi Hamza.

 

Etiketa: Bedri Hamza

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Këto do të jenë temperaturat për sot

45 minuta më parë
Aktuale

Lirohet moderatori Meriton Mjekiqi: Avokati i tij tregon pse u arrestua

49 minuta më parë
Aktuale

Janë numëruar mbi 25 mijë vota nga Diaspora, Vetëvendosje merr mbi 19 mijë

10 orë më parë
Aktuale

Këshilltari amerikan i Albinit: Jam krenar që punoj me Kurtin

12 orë më parë
Aktuale

Pas suksesit të zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje ia mësyn parlamentit edhe në Shqipëri

12 orë më parë
Aktuale

Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora

14 orë më parë
Postimi tjetër

Me flokë të prera shkurtë, Arbenita nuk njihet në këtë imazh

Këta janë kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate

Almeda ndan momentet e bukura me djalin në borë

TË FUNDIT

Cilën kafshë e keni parë më parë, luanin apo zebrën?

15 minuta më parë

Këto do të jenë temperaturat për sot

45 minuta më parë

Lirohet moderatori Meriton Mjekiqi: Avokati i tij tregon pse u arrestua

49 minuta më parë

8 gjëra që duhet t’i bëni herët në mëngjes

60 minuta më parë

Janë numëruar mbi 25 mijë vota nga Diaspora, Vetëvendosje merr mbi 19 mijë

10 orë më parë

Festa Qoqaj në plan të parë vë gjoksin, jo fytyrën

10 orë më parë

MË TË LEXUARAT

A ju pëlqen ky stil i Leartës?

Mërgimtarit nuk i është vjedhur Mercedesi G-Class, ia mori një i afërm

Horoskopi mujor për muajin mars 2021

Ka disa ‘rregulla’ për takimin e parë

Zgjedhni njërën flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

Modelja që u puthë me Robert Berishën tregon se a janë në lidhje?

Si të biesh në gjumë në vetëm 60 sekonda?

Madonna: Madhësia është e rëndësishme, femra mos u shtireni kot

Naseri sot ka një arsye të madhe për të festuar

6 probleme që tregojnë se shtëpia juaj ka probleme elektrike

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci