Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hana i zgjodhi tatuazhin dhe Loredana e realizoi menjëherë

nga Revista Kosovarja

Që në fillimet e karrierës së saj Loredana ka dalluar për pasionin e madh që ka për tatuazhet dhe në trupin e saj këngëtarja ka shumë të tillë, disa prej të cilëve na i ka treguar e disa jo.

Mbi artikull

Ajo po ashtu ka gdhendur në trup edhe emrin e vajzës së saj, duke bërë një tatuazh gjigant në dorë ku shkruante Hana dhe të gjithëve u pëlqeu ky gjest i këngëtares.

Por mesa duket Loredana ka edhe një tatuazh që ia ka zgjedhur e vogla e saj, ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.

Moneytizer Paragrafi 4

Reperja ka shpërndarë në Instastory një foto të një prej tatuazheve të saj, ku shihet një panda dhe sipër fotos ka shkruar: “Hana e kërkoi kështuqë unë e bëra”.

Loredana ka një lidhje shumë të ngushtë me të bijën, padyshim si çdo nënë. Ajo është me të kudo dhe shpesh ndan me fansat momentet e ëmbla që kalojnë nënë e bijë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]