fbpx

Hapen dy pikat kufitare me Serbinë, QKMK del me njoftim

nga Revista Kosovarja

Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak.

Në njoftimin e tyre thuhet se qytetarët do të mbahen të informuar për çdo zhvillim të ri.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se janë hapur për qarkullim PKK Merdarë dhe PKK Bërnjak. QKMK dhe autoritetet kompetente do të vazhdojnë t’u mbajnë të informuar për çdo zhvillim të ri. Për më shumë thirrni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë)”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se Kosova dje mbylli Merdarën e Bërnjakun për shkak se këta persona të maskuar ia bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]