Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hapen hotelet, kampingjet dhe lejohen akomodimet për pushime në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Pavarësisht kufizimeve në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, qeveria shqiptare bëhet gati për sezoni turistik.

Nga e hëna do të hapen hotelet dhe strukturat e ngjashme, si dhe do të lejohen hapësirat për kampingje, për çadra dhe rulota argëtimi.

Gjithashtu në listën e plotë të aktiviteteve të publikuar në e-Albania bëhet e ditur se do të lejohen edhe akomodimet për pushime apo akomodime të tjera kolektive.

Pak ditë më parë edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, në një intervistë për Ora News paralajmëroi se në qershor do të startojë sezoni turistik, por pa bërë me dije detajet se si do të zhvillohet.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjithashtu në fillim të javës së ardhshme dyqanet e kozmetikës do të jenë të aksesueshme për qytetarët si dhe do të lejohet tregtia me shumicë e luleve dhe e bimëve.

Fastfood-et dhe byrektoret do të lejohen të hapen por vetëm me shërbim take aëay ose delivery, duke përjashtuar mundësinë e qëndrimit në ambjentet ku merret ky shërbim.

Ndërkohë që do të vijojnë aktivitetin industria e prodhimit si dhe transporti i mallrave.

Ndërsa kufizimet për lëvizjen e qytetarëve nga ora 05:00-17:30 vijon të qëndrojë në fuqi deri në një urdhër të dytë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]