Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hapet aplikimi për Trust por faqja është jashtë funksionit

nga Revista Kosovarja

Ka nisur afati për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti, mirëpo uebfaqja e Trusit akoma vazhdon të jetë jofunksionale.

Për probleme me uebfaqen e Trustit ka pasur raportime gjatë tërë ditës, e të cilat ende nuk janë rregulluar.

Ndryshe, aplikimi do të bëhet në uebfaqen www.trusti10.org, derisa aplikimi do të jetë i hapur për katër muajt e ardhshëm.

Numri i kontributdhënësve në Trust është 639.264, derisa në 100 euro kursime i kanë mbi 10.000 kontributdhënës.

Moneytizer Paragrafi 4

Mbi 100 deri 1 mijë euro kursime i kanë mbi 212.000 kontributdhënës, 1.000 deri 5.000 euro i kanë rreth 195.000 kontributdhënës, 5.000 në 10.000 kanë mbi 74.000, 10.000 deri në 20.000 euro të kursyera i kanë 40.000 kontributdhënës, ndërsa mbi 20.000 euro i kanë rreth 12.000 kontributdhënës.

Sipas ligjit, qytetarët që i kanë deri në 10.000 euro kursime, Qeveria do t’ua rimbursojë, duke nisur në vitin 2023.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]