Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hapet në Cyrih libraria online IDA.ch – një urë për librin shqiptar në diasporë

nga Revista Kosovarja

Dashuria për librin e ka shtyrë Vahide Ibishi Kamberi, një mësuese nga Gjilani që prej 14 vitesh jeton në Zvicër, të hapë librarinë online IDA.ch, e cila tashmë po bëhet adresë e re për lexuesit shqiptarë kudo në botë.

Mbi artikull

E lindur në Gjilan, ku përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin, Kamberi më pas kreu studimet në Fakultetin e Edukimit, dega Biologji-Kimi në Prishtinë. Në vitin 2011 ajo u shpërngul në Zvicër pas martese dhe prej atëherë jeta mes sfidave dhe mundësive i ka dhënë përvoja që sot i kthen në frymëzim.


“Libraria_IDA.ch është krijuar me shumë dashuri, për librin dhe lexuesin. Synimi im ka qenë të ndërtoj një urë mes autorëve dhe lexuesve, duke ofruar një përvojë të veçantë për bashkatdhetarët tanë kudo në botë”, thotë Kamberi.

Moneytizer Paragrafi 4

Libraria u hap më 3 tetor 2024 në Cyrih dhe funksionon përmes platformës online, ku ofrohen tituj të shumtë nga autorë vendas dhe ndërkombëtarë. Përveç kësaj, theksi kryesor mbetet tek autorët shqiptarë, për të cilët Kamberi shprehet se lexuesit po tregojnë gjithnjë e më shumë interesim.


Ndër emrat më të kërkuar veçohet Antigona Behrami, e cila me librin e saj transformues po konsiderohet si një udhërrëfyes personal për shumë lexues dhe po ndihmon me mijera njerëz në transformim dhe zhvillim personal.

“Qëllimi ynë është të kultivojmë dashurinë për librin, të mbështesim autorët shqiptarë dhe të krijojmë një hapësirë ku lexuesit ndihen të frymëzuar. Për ne libri nuk është vetëm mall, por një udhërrëfyes shpirtëror e kulturor në gjuhën shqipe”, shton themeluesja e librarisë.


Në fund, Kamberi thekson se librat janë një pasuri e çmuar që nuk humb kurrë vlerën e tyre dhe fton të gjithë dashamirët e leximit që të vizitojnë platformën Libraria_IDA.ch:
“Çdo libër që lexojmë hap një dritare të re në mendjen dhe shpirtin tonë. Ju mirëpresim në këtë udhëtim të bukur.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/