Komuna e Prishtinës ka hapur platformën online për ndarjen e ndihmës financiare prej 50 euro për çdo qytetar të Prishtinës të prekur me Covid.
Po ashtu platforma është hapur edhe për ndihmën financiare prej 100 eurove për pensionistët e kësaj komune të konfirmuar me Covid.
“Sot e hapim platformën online të aplikimit për ndarjen e ndihmës financiare prej 50 euro për çdo qytetar të Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv dhe ndihmës financiare prej 100 euro”, ka shkruar kryetari Ahmeti.
Linkun mund ta gjeni këtu: https://rimbursimicovid.appdec.com/?fbclid=IwAR0nm3f4oBRV4gViFljy3FV0jxBdznHBRqF3s_UMkpNRLbTAfpH_YIz0jx8