Qëkur mori postin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar se shumë shpejt do të zgjidhet problem i qenve endacak.
Për këtë ai pati formuar më parë edhe një ekip për të trajtuar me seriozitet këtë problem, që po i rrezikonte jetën edhe qytetarëve prishtinasë.
Por siç duket, frikës ndaj qenve në rrugë tanimë po i vie fundi.
Kjo pasiqë tashmë është hapur tenderi për ndërtimin e strehimores për qentë endacak në Prishtinë.
Sipas njoftimit, tenderi është hapur dje. Për ndërtimin e kësaj strehimore, Komuna e Prishtinës ka ndarë 249 mijë euro.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 27 qershor 2022.
Në bazë të njoftimit, komuna ka arritur të marrë edhe lejën e ndërtimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hpaësinor.