fbpx

Haradanaj: Kushtrim Xhemaili, një i ri që e nderon jo vetëm Gjilanin

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në listën e koalicionit që udhëheq Aleanca, do të jetë edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Në tubimin e mbajtur në Gjilan, Haradinaj teksa bëri të ditur kandidaturën e Xhemailit për Kuvendin e Kosovës, e vlerësoi Xhemailin për punën dhe angazhimin e tij në Aleancë, duke thënë se kandidatura e tij e nderon jo vetëm Gjilanin por tërë Kosovën.

“Po krijohet brezi i ri, Kushtrim Xhemaili, një i ri që e nderon jo vetëm rininë e Gjilanit por edhe të krejt Kosovës, por besoni ju nderon edhe juve tjerëve në cilëndo moshë me sjelljen e tij, me punën e tij dhe angazhimin e tij”, ka thënë Haradinaj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]