Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shkak të, siç tha ai, refuzimit të rreshtimit të Kosovës përkrah SHBA-së për largimin e shteteve nga gazi rus.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në kohën kur në Uashington po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet lidere në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty.
“Albin ku je ti? Ku është Kosova? Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me SHBA”, ka shkruar ai.