Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Dënimi i Serbisë për gjenocid do të ishte fitore historike për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar detajet e reja të publikuara nga gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) lidhur me fenomenin “Sarajevo Safari”, ku përmendet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Mbi artikull

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit ‘Ora Shtatë’, Haradinaj deklaroi se nëse Serbia dënohet si shtet për gjenocid, kjo do të përbënte një fitore të madhe për Kosovën.

Sipas tij, pavarësisht mundësisë së dënimit, mendësia e serbëve nuk ndryshon.

“Nëse Serbia dënohet për gjenocidin në Kosovë, për ne do të jetë fitore. Mendësia e serbëve nuk ndryshon, se ata qysh në djep mësohen me qenë njerëz okupues, me pushtu e sidomos në urrejtje. Por, politikat ndryshojnë nëse Serbia dënohet për gjenocidin”, u shpreh Haradinaj.

Moneytizer Paragrafi 4