Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore

nga Revista Kosovarja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë.

Mbi artikull

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore.

“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

Ndryshe, 247-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/826373402187343?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]