Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Gjykata Speciale nuk është e dështuar, i’u bëj thirrje të mos e cilësoni të kundërligjshme

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje të mos deklarohet se Gjykata Speciale është e dështume.

Ai ka thënë se ky është shansi historik kur mund të vërtetohet lufta e pastër e UÇK-së.

“Kosova ka gabur kur ka vendos me kriju Gjykatën me këto kompetenca jashtë vendit. Kjo Gjykatë është e krijume me ligj, ka kompetencat , ia kemi dhënë vetë.Unë dëgjoj njerëz që thonë se kjo Gjykatë është dështume, jo nuk mundesh me thënë se është e dështume, e kemi votu vetë, është rasti historik me tregu të vërtetën luftën e drejtë që kemi ba. Unë i’u baj thirrje të gjithëve mos të dalin me thanë është e dështume e kundërligjshme kjo Gjykatë” deklaroi Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]