Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga vrasja që ka ndodhur gjatë kësaj pasditeje, ku dyshohet se një burrë ka vrarë një grua në oborrin e Gjinekologjisë.

Mbi artikull

Haradinaj ka thënë se duhet mobilizim i madh në të gjitha nivelet, që tragjedi të tilla të parandalohen, njofton Klankosova.tv.

“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore”, ka shkruar Haradinaj.

“Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]