Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj kërkon liberalizimin e vizave

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar sot Shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Ai njoftoi se nga Szunyog ka kërkuar mbështetjen e BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Moneytizer Paragrafi 4

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë.

Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2459532027504530

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]