Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Kjo qeveri e ka uzurpuar pushtetin

nga Revista Kosovarja

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cenuar rëndë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës me këtë vendim anti-kushtetues, e ka uzurpuar pushtetin.“Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cenuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen.

Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]