Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon Haxhiun që ta mbajë situatën pafundësisht kështu

nga Revista Kosovarja

Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po e shfrytëzon qëllimisht propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit për ta mbajtur këtë situatë të bllokuar.

Mbi artikull

“Nuk e pati në plan me dalë, por insistoi shefja. Megjithatë, po shihet qartë që nuk ka vullnet për të bërë një zgjidhje për kryetarin e Kuvendit,” ka thënë Haradinaj në foltoren e Kuvendit.

“Edhe si deputet, e dëgjova Memlin kur tha për të shtatën herë. Mendoj që secili deputet këtu, me përvojën minimale që e ka, mund t’i japë zgjidhje dhe të bashkojmë forcat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.”

“Shihet qartë që z. Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut, jo pse ndoshta insiston që ajo është zgjidhja, por sepse mendon që ka për qëllim ta çojë këtë situatë deri në pamundësi e ndoshta edhe në pafundësi.”

Moneytizer Paragrafi 4

“Mendoj që edhe kjo e sontme, në orën 22:00, nuk do të sjellë ndonjë zgjidhje tjetër. Shihet qartë që nuk i ka numrat.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]