Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka pyetur kryeministrin Kurti për siç tha ai, babain e tenderëve, Nexhat Krasniqin.
Haradinaj tha se ka bërë vazhdimisht pyetje ndaj tre ministrave të Kurtit për Nexhat Krasniqin por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.
“E shfrytëzoj rastin meqë është kryeministri Kurti këtu, dua ta pyes për babën e tenderëve, për një hajn që emrin e ka Nexhat Krasniqi sipas ministrave tu, të cilët I kam pyetur në secilën seancë dhe sa herë më është dhënë mundësia, por nuk më kanë dhënë përgjigje.
Unë sa isha kryeministër i jam përgjigj në secilën pyetje që këta ma kanë bërë, i kam respektu si deputetë, kam shku menjëherë jam interesu për pyetjet e tyre se kush është personi dhe ka rezultu se ai është larguar nga puna. Nuk e di të vërteten e këtij personi por po ju pyes juve, a e njihni ju Nexhat Krasniqin për të cilin më kanë pyetur vazhdimisht tre ministra nga kabineti juaj, a është Nexhati ende kryekriminel dhe baba i tenderëve, apo është i mirë ai, apo ju personalisht dhe tre ministrat tu jeni më të keq se Nexhati”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka kritikuar qeverinë Kurti për keq menaxhimin me pandeminë. “Bashkëndjejmë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e Covid-19, vonë është me thirrë në përgjegjësi ose në reflektim, por më kryesorja është që t’i ftojmë qytetarët me u vaksinu, me i respektu masat dhe ta ruajnë shëndetin e tyre sepse me sa duket të kujdeset për veten e tyre sepse qeveria nuk ka qenë këtu për tu kujdesur për ta në mënyrën e duhur”, ka përfunduar Haradinaj.
VIDEO E PLOTË: