Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Me gjithë këto gjykata kundër UÇK’së po dalim më keq se Serbia

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me akuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbi artikull

Haradinaj tha se me gjithë këto akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne po dalim më keq se Serbia.

“Me gjithë këto gjykata që po e gjykojnë UÇK’në dhe këto akuza ndaj pjesëtarëve të UÇK’së, ne po dalim më keq se Serbia”, është shprehur Haradinaj.

“Agresori ka qenë Serbia dhe jo ne”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai gjithashtu tha se është e habitshmi se si u publikua njoftimi për akuzat e Thaçit dhe Veselit pak kohë para samitit në Uashington.

“Është e habitshme se si rastisi që filan kohe dhe filan ore të dalë njoftimi. Është e çuditshme si doli njoftimi pak kohë para samitit të Uashingtonit”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nuk është e logjikshme që evropianët t’ia minojnë amerikanëve samitin.

“Unë nuk besoj se evropianët mund t’ua fusin duart amerikanëve në këso punë”, thotë Haradinaj.

“Nuk është fare e logjikshme që dikush guxon me ua minuar amerikanëve një samit”, shtoi Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]