Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj: Nuk besoj që Kurti planifikon ta mbajë dhunshëm postin e kryeministrit

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk u beson paralajmërimeve se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të refuzojë që ta lëshojë qeverinë në rast të votimit të një qeverie të re.

Mbi artikull

Haradinaj ka thënë se Kurti ka pjekur të mjaftueshme institucionale që të zbatojë vendimet e Parlamentit të Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës që ka dalë nga 6 tetori, i dha besimin Qeverisë Kurti. I njëjti Parlament, qeverinë Kurti e rrëzoi me 2/3. Kurti ka vetëdije institucionale dhe nuk shoh ndonjë problem në zbatimin e një vendimi të Kuvendit.Nuk shoh ndonjë pengesë nga Vetëvendosje e as nga z. Kurti që të zbatohen vendimet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, në News24 Albania, tha se Kosova për këto vite demokraci ka krijuar kulturë të lartë institucionale, prandaj ka thënë se fjalët që Kurti ta mbajë dhunshëm karrigen e kryeministrit, i sheh si si qëllimkëqija që vijnë nga qarqe të dyshimta

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]