Gjenerali i luftës Daut Haradinaj ka rrëfyer në Pressing ditët kur në Gllogjan ishte zhvilluar një prej betejave më të tmerrshme për ushtrinë serbe. Ai, forcat serbe, i ka përshkruar si totalisht të papërgatitura për betejë dhe nën ndikimin e narkotikëve.
Haradinaj ka thënë se policët serbë nuk janë trima, sepse vinin të maskuar.
“Ata më së pari nuk janë trima. Çdo aksion e betejë e kanë bërë me maskë. Përparësi e jona ka qenë edhe vendi. Ka qenë vendi jonë. Ata janë kanë shumica të drogum. Nuk kanë qenë aspak të përgaditur. Lidhje me luftë nuk kanë pasë. Kanë qenë si do kafshe me i marrë në autoblinda e tenka”, ka thënë Haradinaj.
Megjithatë, ka thënë ai, teknologjia ushtarake e avancuar serbe, e bënte të veten.
“Secilës shtëpi që i mëshonin, nëse ia qëllonin, ajo shtëpi shkonte”, ka rrëfyer Haradinaj.
Ramush Haradinajn kishin arritur të plagosin, por asnjë tjetër luftëtar të familjes së Haradinajve, s’kishin arritur as ta gërvishtnin, ka thënë ish-pjesëtari i UÇK-së.
“Me pas pak më shumë njerëz, Serbia ishte nda shumë më keq. Ata kanë qenë të humbur totalisht, veç bërtisnin e ulërinin”, ka thënë në fund Haradinaj.