Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj; Qeveria Kurti ka përkëdhelur serbët e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte ka qenë i ftuar në një studio televizive, ku ka thënë se kjo qeveri i ka ndihmuar Serbisë në interesat ekonomike.

Mbi artikull

Haradinaj vlerësoi se do të ishte gabim nëse Qeveria e Kosovës tërhiqet nga vendimi për reciprocitet me Serbinë lidhur me targat e veturave.

Krahas kësaj ai ka thënë se Qeveria Kurti është treguar e kujdesshme me Serbinë dhe qytetarët serbë në Kosovë.

“Kjo qeveri është mjaft e kujdesshme në marrëdhëniet me Serbinë, e ka ndihmuar Serbinë në aspektin ekonomik, nga heqja e taksës, pastaj taksës mbrojtëse për bllokat. Këto janë shumë dëshmi që flasin se Qeveria e tashme ka qenë e mirëkuptueshme ndaj Serbisë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kjo e ka mbërri kulmin te pagesa e rrymës – dy herë nga 11 milionë. Mendoj se i ka përkëdhel me kujdes serbët e veriut dhe Serbinë. Veprimet e sotme janë pasojë e dakordimeve të mëhershme, janë vazhdim i dakordimeve të mëhershme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se nga vendimi i sotëm nuk mund të hiqet dorë.

“Duhet treguar se zbatimi i ligjit është i pakompromis dhe pa kthim prapa. Nuk mendoj se qeveria do të marrë veprime destabilizuese, e ka zbatuar ligjin. Thirrja e Ambasadës së SHBA-së është mjaft e sinqertë, që të ulen tensionet. Nuk i kërkon moszbatimin e ligjit”.

“Qeveria nuk ka ngritur tensione, por ka zbatuar ligjin” – ka thënë Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]