Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj s’e pret në takim Ramën

nga Revista Kosovarja

Takimi mes kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk është mbajtur.

Ai kishte qenë i paraparë për orën 11:00, në selinë e AAK-sw, por një ditë më parë, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të takohet me Ramën, shkaku i shkëmbimit të kohëmëparshëm të akuzave mes tyre.

Ish-kryeministri Haradinaj e kishte akuzuar homologun e tij se ka marrë miliarda euro për t’u bërë pjesë e planit për ndarjen e Kosovës, bashkë me Thaçin, Vuçiqin e ish-shefen e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Për këto deklarata Haradinaj do të ballafaqohet në gjykatë, pas padisë së deponuar nga Rama.

Rama ka paralajmëruar një konferencë shtypi në orën 14:00, në fund të vizitës së tij. Të hënën ai kishte bërë të ditur se arsye e vizitës së tij në Kosovë është aktakuza në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]