Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haradinaj tregon se kush do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

nga Revista Kosovarja

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit.

Mbi artikull

Ai sot ka pritur në takim kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku, ku përveç se njoftoi se me Zuzakun kanë shkëmbyer mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi, ai njëherit bëri të ditur edhe kandidimin e Zuzakut për kryetar të Gjilanit.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi.

Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës.

Urime Agim!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]