Iliri Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” dhe i çmimit të madh prej 100 mijë eurove. Mes këtij të fundit dhe Donald Veshajt, publiku e votoi si fitues të spektaklit balerinin.
Iliri arriti fitonte çmimin e madh prej ndërsa edhe tre finalistët, Donald Veshaj, Einxhel Shkira, Beniada Nishani, fituan nga 10 mijë euro, shkruan “Kosovarja”.
Derisa Donaldi hyri në studio, Arbana Osmani harroi që t’ia jepte çekun e tij, por ai nuk ngurroi që t’ia kujtonte.
Ishte momenti kur moderatorja i jepte çekun e madh Ilirit, kur aktori Vesahj i thotë Arbanës që t’i japë edhe atij 10 mijë euroshin që i takon.
“Më jepni dhe mua atë 10 mijë euroshin se i harroni këto të voglat, se do bëj kuzhinën me këto”, dëgjohet duke thënë Donaldi, të cilit me shaka Osmani i tha: “Nuk ti kam mbajtur”.
Batutë që shkaktoi shumë të qeshura në studio. Donaldi ndërkohë tha se e priste që të mos fitonte çmimin e madh.
View this post on Instagram