Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Harry dhe Meghan drejt ndarjes?

nga Revista Kosovarja

Ditët e fundit u ndezën sërish thashethemet që thohin se Princi Harry dhe Meghan Markle po kalojnë një krizë në martesën e tyre. Raportet flisnin për një ndarje mes çiftit. Në veçanti, Radar Online dhe Perez Hilton raportuan se kanë burime që konfirmojnë këtë ndarje.

Mbi artikull

Por çfarë po ndodh realisht me dasmën e Dukeshës dhe Dukës së Sussex?

Përgjigjen e dhanë vetë ata. Edicioni online i Harper’s Bazaar në Mbretërinë e Bashkuar kontaktoi një burim të afërt me çiftin, i cili i quajti lajmet “mbeturina absolute”. Deklarata konfirmon gjithashtu dëshminë e Page Six nga një person i afërt me Meghan Markle dhe Princin Harry, i cili tha “nuk është e vërtetë. Është krejtësisht e sajuar”.

Një burim i Pallatit i tha Radar Online se Duka dhe Dukesha e Sussex po “kalojnë kohë larg njëri-tjetrit”. “Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh me ta,” pohoi burimi i supozuar. “Harry nuk përshtatet në botën magjepsëse të Hollivudit të Meghan dhe duhet të gjejë veten”.

Moneytizer Paragrafi 4

Sigurisht që nuk është hera e parë që çifti ndodhet në publikime të tilla ndër vite. Marrëdhënia e tyre ka pushtuar jo pak tabloidet dhe i ka çuar edhe në gjykatë.