Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hasan Hadergjonaj-Cani Berberi nga Deçani që u bë emër ndërkombëtar

nga Revista Kosovarja

Nga një djalosh me gërshërë në dorë në moshën 14-vjeçare, deri te një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të floktarisë, kjo është historia e Hasan Hadergjonajt, mjeshtrit që po e bën Kosovën krenare në arenën botërore të artit të flokëve.

Mbi artikull

I lindur dhe i rritur në Deçan, Hasan Hadergjonaj, i njohur si Cani, e ktheu pasionin e hershëm për frizer në një karrierë profesionale që sot numëron mbi 25 vite përvojë. Gjatë kësaj periudhe, ai jo vetëm që ka ndërtuar një emër të respektuar në Kosovë, por ka arritur të lërë gjurmë të thella edhe në garat dhe eventet më prestigjioze ndërkombëtare.


Në vitin 2024, Hasan Hadergjonaj u shpall fitues i vendit të parë në EuroCup, një kompeticion elitar që u zhvillua në Turqi, me pjesëmarrës nga vende si Italia, Shqipëria, Polonia, Çekia dhe Turqia. Një vit më vonë, në 2025, ai shkëlqeu në një event botëror në Shqipëri, duke u nderuar me çmimin prestigjioz “Oscar i Berberisë” – një vlerësim që rrallë i jepet profesionistëve të këtij niveli.

Moneytizer Paragrafi 4




Sukseset e tij nuk ndalen me kaq. Po gjatë vitit 2025, në sallonin e tij në Kosovë, Hasan Hadergjonaj priti një delegacion zyrtar nga Turqia, ku u nderua me çertifikatën “Berberi më i mirë i vitit 2025” – një mirënjohje ndërkombëtare e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Franca dhe Turqia. Një vulë ndërkombëtare që konfirmon profesionalizmin, përkushtimin dhe standardin që ai ka vendosur në këtë fushë.


Pavarësisht arritjeve të mëdha, Hasan Hadergjonaj mbetet i thjeshtë dhe i lidhur me rrënjët e tij. Ai vazhdon të punojë çdo ditë me të njëjtin pasion që kishte kur nisi këtë rrugëtim, për të ofruar cilësi, stil dhe inovacion në shërbimet e berberisë.


Në fund të gjithë këtyre sukseseve, një detaj mbetet simbolik dhe domethënës: maica me fotografinë e heroit Luan Haradinaj, që Cani e mban si shenjë respekti, frymëzimi dhe krenarie kombëtare.

Ky është Hasan Hadergjonaj, berberi që ktheu pasionin në art, artin në profesion, dhe profesionin në histori suksesi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]