Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hashim Thaçi: Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës

nga Revista Kosovarja

Në një intervistë ultra ekskluzive në “Rubikon”, ish-presidenti Hashim Thaçi mbrëmë foli nga Haga përmes hekurave.

Mbi artikull

Thaçi foli për jetën që do ta bëjë pas lirimit.

Derisa tha se nuk i mungon aktiviteti politik, me sarkazëm tha se “ndoshta as unë politikës”, por që paralajmëroi se nuk e paraqet garuesin e as rrezikun politik për askënd.

“Nuk më mungon aktiviteti politik, ndoshta as unë politikës. Megjithëse politika si zanat është shumë e mirë. Edhe pse sot paguaj çmim politik, mua më pëlqen dhe e dua. U përkulem gjithmonë qytetarëve të Kosovës për besimin që më dhanë për mbi dy dekada. Nuk paraqes garuesin e as rrezikun politik për askënd. Por, shërbimi publik është jeta ime”, tha Thaçi në Rubikon.

Moneytizer Paragrafi 4

Tutje, Thaçi tha se rikthimi në familje për të është i pasfidueshëm, ndërsa për sa u përket gjërave të tjera, tregoi se do ta bëjë angazhimin që buron nga pasioni i tij.

Ai shtoi se detyrat pra atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës.

“Do bëj atë që më do zemra. Jeta politike nuk paraqet preokupim dhe nuk më mungon. Jam i tejpërmbushur; kam qenë lider studentor, luftëtar lirie, shef opozite për vite, disa herë kryeministër, zv.kryeministër, ministër i jashtëm dhe President. Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës”, tha Thaçi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]