Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hashim Thaçi sjellë pamje nga laboratori i drogës

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video me anë të së cilës thotë se dëshmon inkriminimet e sic e quan ai grupit të Kurtit dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë në një biznes të drogës.

Mbi artikull

Thaçi thotë se me këto pamje dëshmon përfshirjen e këtij grupi në punën e një laboratori të drogës në Prishtinë.

Ai ka shkruar se u.d i Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ditë më parë është përpjekur që t’i zhdukë këto fakte nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara.

I pari i shtetit ka bërë thirrje që të njëjtit të përballen me drejtësinë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë”, tha ai./express

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/3027207234028595/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]