Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hati thyen heshtjen për fejesën – përgjigjja që nuk e priste askush

nga Revista Kosovarja

Influencerja e njohur Hatixhe Brika, apo e njohur më shumë si Hati, ka qenë në qendër të vëmendjes së ndjekësve mbrëmjen e djeshme, pasi vendosi të hapë një rubrikë pyetjesh në Instagram.

Mbi artikull

Si gjithmonë, interesimi për jetën e saj private ishte i madh, me pyetje që shkonin nga lumturia e saj personale, deri tek martesa dhe fejesa.

Megjithatë, përgjigjet e Hatit ishin të shkurtra dhe enigmatike, duke i lënë fansat të hamendësojnë edhe më shumë.

Në një nga pyetjet më të drejtpërdrejta, një ndjekës e pyeti: “A je e lumtur Hati?” – dhe ajo u përgjigj thjesht: “Po”, të shoqëruar me një emoji që mbulon fytyrën.

Moneytizer Paragrafi 4

Më tej, një tjetër ndjekës i shkroi: “Je feju?”, ku reagimi i saj me ikona unazash dhe buzëqeshje ndezi edhe më shumë thashethemet për një hap të madh në jetën e saj.

Edhe pyetjet për një dasmë të mundshme nuk munguan, por Hati reagoi me humor duke thënë se për sot pyetjet kishin qenë të tepërta, pa dhënë një përgjigje konkrete.

Kjo mënyrë komunikimi ka shtuar kureshtjen e fansave, të cilët prej kohësh ndjekin me interes çdo postim të saj.

Kujtojmë se Hati dhe partneri i saj, Jashari, i dhanë fund marrëdhënies pa u kuptuar larg vëmendjes së publikut.

Për këtë arsye, çdo shenjë apo përgjigje e saj në lidhje me statusin aktual sentimental shihet me vëmendje nga publiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]