Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hati zbulon motrën dhe të gjithë po e komentojnë

nga Revista Kosovarja

Influencerja e njohur shqiptare, Hati, ka sjellë një surprizë për ndjekësit e saj në Instagram duke publikuar një video ku shfaqet së bashku me motrën e saj.

Postimi, i cili titullohet “Challenge me motrën”, tregon dy motrat duke marrë pjesë në një sfidë argëtuese, duke treguar një anë më personale të jetës së saj familjare.

Mirëpo ajo çfarë ra në sy ishin reagimet.

Reagimet në rrjet ishin të shumta, të menjëhershme, pozitive dhe entuziaste.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndjekësit i kanë uruar motrat për pamjen dhe lidhjen e tyre. Komente si “Sa të mira”, “Bukuroshe dyjat”, Zoti ju ruajt”, “Motrën e paske ylll”, ishin të shumta, duke shprehur admirimin jo vetëm për Hatin kësaj radhe, por edhe për motrën.

Lidhja e ngrohtë dhe pamja e tyre tërheqëse ka bërë që postimi të shpërndahet gjerësisht.

Megjithatë, siç ndodh shpesh në rrjetet sociale, kishte edhe komente më kurioze dhe personale. Një ndjekës shkruante: “Unë nëpërmjet motrës tënde e imagjinova se çfarë ngjyre i ke flokët dhe sa të gjata !”

Publikimi i motrës tregon se Hati nuk heziton të ndajë momente të jetës së saj private me fansat, duke thelluar lidhjen me ta. /Prive

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hatixhe Brika✨ (@__hatiii)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]