Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haxhiu: Beteja për moskonstituimin e Kuvendit është politikisht e gabuar

nga Revista Kosovarja

Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, në një intervistë ekskluzive në Debat Plus, ka fajësuar opozitën e deritanishme për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Mbi artikull

Ajo ka thënë se ish-opozita nuk ka votuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bllokuar procesin.

“Nuk është vendim i mirë i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk e konstituan… Vendimi i tyre që të shkojnë në seancë dhe të mos marrin pjesë në votim, mendoj që është vendim i gabuar.”

”Kam thënë edhe njëherë që ne kemi plot çështje për të cilat mund t’i bëjmë betejat tona, por të bësh betejë për konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit është vendim politikisht i gabuar”, tha ajo./Indeksonline

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]