Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshte

nga Revista Kosovarja

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur në orën 10:00 dhe i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.

Mbi artikull

Ajo tha se Engel nuk reshti së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës dhe se ngriti zërin në kohën kur bota heshtte, transmeton Klankosova.tv

“Sot, në këtë seancë kujtojmë dhe nderojmë një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, i cili në ditët më të vështira të historisë sonë të re ngriti zërin fuqishëm për shkeljen e të drejtave tona, represionin dhe persekutimin nga regjimi serbo-jugosllav”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se “Engel nuk e donte Kosovën nga larg, por e mbrojti me argumente e votë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]