Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Heidi Baci i ‘vë kapakun’ historisë me Romeon: Nuk dua fare ta komentoj

nga Revista Kosovarja

Pas ndarjes së bujshme me Romeo Veshaj, Heidi Baci duket se ka zgjedhur të mos kthejë më kokën pas.

Mbi artikull

E ftuar së fundmi në një panair, Heidi u pyet edhe për deklaratat e fundit të ish-partnerit të saj. Romeo kishte folur publikisht për marrëdhënien e tyre, duke e cilësuar si një “histori 3-mujore” dhe duke lënë të kuptohej se ndarja kishte ardhur për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për jetën.

Por ish-banorja e Big Brother VIP Albania nuk preferoi të zgjatej në këtë temë dhe reagoi menjëherë me fjalët: “O Zot, nuk dua fare ta komentoj…”.

Me një qëndrim të qetë dhe e buzëqeshur, Heidi tregoi se aktualisht vëmendja e saj është e përqendruar te vetja dhe projektet profesionale. E pyetur nëse ka një person të ri në jetën e saj, ajo la të kuptohet se nuk është e fokusuar te romancat në këtë periudhë.

Moneytizer Paragrafi 4

Mesa duket, Heidi po shijon një fazë të re larg dramave dhe ekspozimit të tepërt mediatik, duke zgjedhur të mbajë private çdo detaj që lidhet me jetën sentimentale.