fbpx

Heidi Baci tregon arsyen e largimit nga “Goca dhe Gra”

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Heidi Baci ka vendosur të largohet nga emisioni “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes. Mbrëmë ishte puntata e saj e fundit në këtë emision, ku ajo shprehu mirënjohjen për hapësirën dhe mundësitë që i ka dhënë Top Channel.

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur,” tha Heidi me emocion.

Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem.”

E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

“Është një moment që, sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë,” përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]