Qindra mijëra qytetarë besimtarë të Islamit u mblodhën në sheshin Times të New Yorkut. Në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët në New York kanë falur për herë të parë në histori namazin e Teravive në sheshin Times Square.
SQ, një prej organizatorëve: Allahu më frymëzoi të mbaj një ngjarje daveti, emocionale e cila jo vetëm që do t’i bashkojë myslimanët së bashku, por do t’u mësojë jomyslimanëve se çfarë është Ramazani, pse ne agjërojmë dhe në thelb t’i edukoj ata rreth Islamit duke krijuar ngjarjen histori.
Love to see thiss happening in Times Square,New York♥#TimesSquare #Taraweeh pic.twitter.com/I67pbRtQhg
— ayeshaa🦋 (@ayeshaa_rauf) April 3, 2022
ÇFARË ËSHTË RAMAZANI? Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 30 ditë. Bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve intime, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit. Në fund të ramazanit vjen Fitër Bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga detyrimet fetare të Myslimanëve të përcaktuara në Kur’an. Sivjet muaji i Ramazanit sipas kalendarit ka nisur sot më 02 Prill dhe përfundonë në datë 03 Maj.Pra data 03 Maj është dita e festës së Fiter Bajramit. Shfrytëzoje këtë muaj të mirësisë për përmirësim të zemrës dhe për ruajtje të gjuhës!