Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Me këtë recetë mund t’i heqni qimet përgjithmonë

nga Revista Kosovarja

Më në fund mund t’i hiqni qimet e padëshiruara dhe monotone nga këmbët, duart, kofshët dhe pjesët tjera të trupit.

Dhe kjo në mënyrë plotësisht natyrale dhe plotësisht falas – dhe çka është më e rëndësishmja, përgjithmonë.

Pra ekziston zgjidhja e përhershme për telashin më të madh të femrave: qimet. Me mënyrë natyrale, pa pagesë, mund t’i hiqni qafe të gjitha qimet.

Kjo në të vërtetë është një recetë ruse e publikuar në mediat e huaja, e cila u ka ndihmuar shumë damave që të zgjidhin këtë problem të padëshiruar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kur të filloni ta aplikoni këtë preparat, qimet fillimisht do të fillojnë të rrallohen dhe të bëhen më të dobëta dhe me kalimin e kohës do të zhduken përgjithmonë.

Vetëm llogaritni se sa kohë jua merr e rruara apo depilimi dhe do ta kuptoni se sa shumëfish kjo ju shpaguhet.

Disa femra kanë shumë qime në fytyrë dhe për to kjo është një zgjidhje ideale, sepse e rruara vetëm sa i forcon, derisa depilimi kërkon që qimet të lihen të rriten, çka në këtë zonë tejet të dukshme nuk sugjerohet aspak.

Kjo është receta:
Përbërësit: Disa lëvozhga të arrave (nuk bëhet fjalë për lëvozhgën e gjelbër, por për lëvozhgën e fortë) dhe ujë.

Përgatitja: Lëvozhgat duhet të jenë plotësisht të thara. Ndizni ato dhe lërini të digjen. Nga hiri i fituar, shtoni ujë aq sa është e nevojshme që të fitoni një masë kremi sikurse pasta. Lëreni të qëndrojë ashtu për 12 orë.

Aplikimi: Masën e fituar, vendoseni në pjesën e trupit nga e cila dëshironi të largoni qimet e padëshiruara. Lëreni masën të qëndrojë aq sa keni kohë (më së miri gjysmë ore) dhe pastaj pastrojeni.

Përsëriteni këtë tretman tre herë në ditë, derisa të paraqiten rezultatet e para dhe pastaj vazhdoni njëherë në ditë derisa qimet më nuk vazhdojnë të rriten.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]