Ditën e djeshme Valbona Mema u largua papritur nga “Big Brother VIP”.
Së fundmi, Valbona ka reaguar me anë të një postimi në InstaStory, ku ka treguar se motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju”, ka shkruar ajo.
Lajmin e bëri të ditur “Vëllai i madh” përmes një zarfi të lexuar nga Luizi. Në zarf thuhej se ajo kishte një familjar të shtruar në spital.