UJORI: Maji i ujorit është i mbushur me të reja. Është e rëndësishme të shprehni ndjenjat. Nuk është keq të bëni diçka të bukur për të tjerët, por duhet t’i bëni qejfin edhe vetes. Ju pëlqen të dukeni, jeni shenjë egocentrike, e kërkoni konsideratën e miqve dhe partnerit që të ndiheni në qendër të vëmendjes. Keni vetëbesim, por në të vërtetë, prapa këtij imazhi fshihet një pasiguri, një frikë për të mos gabuar, sa ndonjëherë nuk e gjeni dot mënyrën e duhur për të shprehur ndjenjat. Është muaj i favorshëm për ata që duan të qartësojnë gjërat me veten dhe të nisin një rrugë të re profesionale, ose duan të çlirohen nga një barrë.
Për zemrat e thyera, maji sjell risi. Ata që janë tradhtuar, kanë dhënë lamtumirën dhe tani ndihen më mirë. Yjet janë të shkëlqyera edhe për ata që duan të krijojnë lidhje të reja, që duan të bëjnë zgjedhje ndryshe nga e shkuara. Edhe pse ujori është shenja e miqësisë, në fillim të vitit keni jetuar një periudhë izolimi që tani duhet shmangur. Me binjakët dhe luanin mund të keni marrëdhënie intriguese. Për ujorin s’është e lehtë të gjejë partnerin ideal, sepse e do magjepsës, argëtues dhe origjinal, të jashtëzakonshëm, por me pak vullnet mund të gjeni një alternativë të këndshme.
Forma fizike dhe vitaliteti janë të shkëlqyera për gjithë këtë periudhë. Mund të keni ndonjë shqetësim vetëm nëse ka tensione nga jashtë. Duhet të bëni pak kujdes në datat 20 dhe 21. Keni energji të bollshme, por mos i tejkaloni fuqitë fizike dhe mendore pas datës 27.
PESHQIT: Nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, sepse gjithçka e përfunduar deri në gusht do t’ju sjellë mbarësi në vjeshtë, kur do t’ju favorizojnë edhe më shumë yjet. Pjesa e dytë e majit është interesante për të planifikuar suksesin në punë, muaj i favorshëm për ata që duan të fitojnë një sfidë. Do të keni fitore në sferën ligjore, pasi burokracia nuk do t’i ndalë dot projektet tuaja. Ata që kërkojnë një mundësi pune mund të provojnë diçka jashtë shtetit. Ky vit favorizon projektet afatgjata. Ata që synojnë të hapin një aktivitet të vetin, duhet ta bëjnë.
Nuk do të mungojë pasioni, por çiftet që jetojnë shumë larg kanë nevojë për siguri. Shenja e Peshqve e vuan largësinë në lidhje, sepse ka nevojë për prova konkrete që tregojnë forcën e lidhjes. Ata që kanë pasur më shumë se një lidhje njëkohësisht, tani s’kanë më kthim pas, pasi deri në fund të qershorit duhet të vendosin se ç’do të bëjnë. Ka ardhur momenti të kapërceni mosmarrëveshjet e shkaktuara nga mungesa e komunikimit. Nuk duhet ta mundoni më veten, por të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar.
Nga data 21, yjet do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj. Do të jenë ditë të dobishme edhe për të gjetur sërish pak qetësi shpirtërore. Është më mirë të çliroheni nga mëria dhe agresiviteti i brendshëm. Është mirë të çlironi edhe energjinë.