fbpx

Horoskopi i muajit mars: Dashi dhe Demi

nga Revista Kosovarja

Dashi
Ky muaj do të jetë i suksesshëm dhe ju do të futeni plotësisht në lojë, sidomos nëse keni pasur probleme më parë. Në këtë moment, ato çka kanë më shumë rëndësi për ju janë ambicia dhe vullneti. Marsi dhuron një harmoni të shkëlqyer planetare. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në datën 16, por edhe Jupiteri do ta shoqërojë. Pas datës 20 do t’u bashkohet edhe Dielli dhe me gjithë këta planetë do ta keni të vështirë të hidhni hapa të gabuar. Rezultatet do të vijnë në varësi të përgatitjes dhe moshës. Të favorizuar janë edhe punonjësit e lirë, që gjatë kësaj periudhe mund të përqendrohen tek idetë novatore që kanë. Këshilla e vetme në aspektin profesional është të mos i dilni kundër dikujt, pasi do të rrezikoni të thoni diçka të gabuar. Deri në fund të marsit do të gjeni zgjidhjet e shumëkërkuara.

Të gjitha historitë e lindura në mars do të jenë të rëndësishme. Kush ka pasur probleme me partnerët muajin e shkuar, tani do të ulen përballë për të gjetur zgjidhje. Disa nga ju kanë “isha” këmbëngulës, të cilët mund t’ju hapin edhe probleme ligjore. Viti 2023 do të përcaktojë qartë shumë gjëra. Nëse tregoheni të matur, do ta keni të lehtë t’i zgjidhni problemet si jo më mirë. Çiftet e konsoliduara do të vendosin të hedhin hapin e martesës ose të bashkëjetesës. Pranvera do të jetë interesante për beqarët.

Gjatë marsit s’do t’ju ndalë dot askush, edhe nëse keni pasur probleme fizike, gjithçka do ta kaloni më së miri. Periudhën pas datës 16 do ta menaxhoni më mirë. Kërkoni gjithnjë këshillat e mjekut, nëse do të kryeni ndonjë terapi. Jupiteri po ju ndihmon që të keni mirëqenien e duhur.

Demi
Sa më shumë t’i afrohemi majit, aq më të sigurta do të jenë konfirmimet pozitive për ju, por kjo s’do të thotë se edhe në mars nuk mund të bëni propozimet e duhura. Nëse po gjykoni një kontratë, brenda gjysmës së parë të vitit do ta keni nënshkruar. Mërkuri është në një pozicion të shkëlqyer gjatë gjithë muajit, ndërsa Venusi futet në shenjën tuaj në datën 16. Të gjithë studentët që sa kanë mbaruar studimet dhe janë në kërkim të një pune duhet të bëjnë kujdes dhe të presin deri në maj për të marrë vendime. Me Diellin në favorin tuaj dhe Hënën që ju ndihmon, ditët më me fat do të jenë 15, 16 dhe 24. Marsi do të nisë kalimin e tij të shtunën e datës 25 dhe bashkë me të do të vijnë oferta të papritura. Në datën 7 mars nis një fazë e shkëlqyer rikuperimi që duhet ta shfrytëzoni.

Edhe në aspektin sentimental jeni të favorizuar, pasi Venusi gjendet në një pozicion shumë të mirë. Dashuria këtë muaj do të jetë protagonistja kryesore. Marrëdhëniet që do të lindin këtë muaj do të jenë serioze, edhe pse janë thjesht njohje të rastit. Çiftet që janë në krizë dhe që s’kanë gjetur kurajën t’i japin duart njëri-tjetrit, mund t’i sqarojnë disa gjëra duke zgjedhur lirisht për vendimet e tyre. Kush nga ju po përpiqet të bëhet me fëmijë, kjo është periudha e duhur. Me partnerët e duhur në krah, gjithçka është e mundur.

Në aspektin fizik, gjysma e dytë e muajit është e përsosura për të nisur terapi ose kura. Së fundmi të lindurit në shenjën e Demit kanë filluar ta jetojnë jetën më me qetësi, duke u përqendruar vetëm te gjërat e bukura. Këtë ndryshim e keni nisur që prej vitit të kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]