fbpx

Horoskopi i muajit qershor: Luani dhe Virgjëresha

nga Revista Kosovarja

LUANI
Mund të keni disa dyshime nëse duhet të rinovoni një marrëveshje. Qershori është një muaj i rëndësishëm, por në disa do të jeni pak të zemëruar. Planetët e pasionit janë në shenjën tuaj dhe kjo është shumë pozitive. Nuk mungojnë mundësitë, dëshira për rinovim dhe për të bërë diçka ndryshe, por planetët do të kenë përplasje edhe për disa javë. Me ndikimin e ri të Jupiterit në jetën tuaj, shtyrja e detyrimeve dhe angazhimeve në maksimum, mund t’ju shmangë disa probleme. Ndiqni instinktet, por mos bëni zgjedhje të çmendura, pasi keni disa borxhe të vogla për të shlyer. Është një kohë kur armiqtë dhe ziliqarë duhet të largohen nga jeta juaj. Do të merrni një lajm të mirë, do të hiqni një barrë nga vetja. Do t’ju duhet të ndryshoni papritur një plan veprimi. Dita e favorshme për të diskutuar të ardhmen është data 12 dhe yjet do t’ju favorizojnë edhe më datë 21.

Qershori është një muaj i veçantë nga pikëpamja sentimentale, sepse Afërdita kalon në shenjën tuaj në datën 5, duke u larguar më 9 tetor. Nëse është e rëndësishme lidhja që keni, ajo do të vazhdojë, për sa kohë jeni të bindur. Në shtëpi përpiqemi të bëjmë gjithçka për të kompensuar të ardhurat dhe shpenzimet. Disa nga idetë tuaja për një projekt mund të jenë në kundërshtim me ato të partnerit tuaj. Është një moment i veçantë për çiftet që janë prej disa kohësh në krizë. Ata që ndihen të pakënaqur mund të kërkojnë diku tjetër. D të ketë nga ata që do të duhet të merren me një çështje familjare, për një të afërm ose një fëmijë. Fundi i muajit përfshin një përgjegjësi të madhe.

Ka gjasa që ata që kanë vendosur të martohen, duhet ta shtyjnë edhe për disa javë. Bëni mirë të shmangni gjykimet, pasi në këtë moment nuk ju shkon roli i llafazanit që flet pa pushim. Edhe pse mund t’ju lëndohet krenaria, grindja nuk është zgjidhja më e mirë. Ju këshillohet stërvitje deri në datën 21, pastaj ditët e fundit të qershorit janë paksa kontradiktore. Është një muaj me angazhime, padyshim edhe me shumë përpjekje. Mund të trajtoni me sukses problemet me kyçet. Shpina është pika juaj e dobët, ndaj kontrolloni qëndrimin. Kur mendoni se gjërat nuk po shkojnë mirë, përpiquni të shkëputeni nga realiteti, frekuentoni ambiente të reja.

VIRGJËRESHA
Nuk është koha ideale për të lënë të sigurtën për diçka të pasigurt, ndaj nëse keni punuar për vite në një kompani dhe dikush ju ofron diçka tjetër, mendohuni mirë para se të largoheni. Mund të gjeni zgjidhje edhe në të njëjtën hapësirë ​​nëse prej kohësh drejtoni biznesin tuaj. Mund të vijë në çdo moment një propozim i favorshëm. Nga muaji mars gjithçka ka ecur paksa ngadalë, ose ju vetë, për të shmangur rreziqet, merrni gjithçka në mënyrë më filozofike. Me Jupiterin aktiv, do të jeni më konkretë dhe ambiciozë. Të gjithë ata që duhet të japin provime dhe intervista pune, do të jenë më të favorizuar nga data 21 deri në datën 30. Këshillohen të gjithë studentët të përgatiten mirë për provime, sepse mund të marrin oferta interesante pune.

Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos jini mosbesues dhe jepuni. Sidomos zemrat e vetmuara. Në fakt, këshillohet të dashuroni në qershor, sepse ndikimi i Marsit në shenjën tuaj, nënkupton shtim të pasionit. Çiftet duhet të shmangin problemet. Padurimi dhe nervozizmi i madh, si pasojë e punës, duhet t’i lënë vend pasionit. Është gjithnjë e më e fortë nevoja për të përjetuar sferën emocionale dhe sentimentale qetësisht. Për shenjën e Virgjëreshës është e gjatë koha për t’u dashuruar. Çiftet që kanë vite bashkë, duhet t’i zgjidhin çështjet familjare në lidhje me trashëgiminë dhe ndarjet me këshillën e një eksperti.

Ditët ideale për t’u ndierë më mirë janë nga data 21 deri më 30, kur edhe Dielli do të jetë i favorshëm. Dobësia që mund të ndjeni në datat 10, 16 dhe 17 është më shumë për shkak të lodhjes sesa të sëmundjeve. Këshillohet të ushqeheni mirë, pasi mund të keni pasoja me stomakun. Duhet të tonifikoni muskujt me ushtrime të buta. Shkarkoni agresivitetin.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]