fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Horoskopi i muajit shkurt: UJORI dhe PESHQIT

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Astrologji
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Nga PAOLO FOX

UJORI: Shumë nga situatat që ju interesojnë do të zhvillohen brenda ditëve të para të majit; ndaj nuk duhet të humbni asnjë minutë. Ndoshta keni marrë disa propozime dhe gjithçka po bëni tani do të jetë e dobishme në të ardhmen. Pozicioni i ri i Venusit do t’ju favorizojë më shumë pas datës 20, sidomos në sektorin e karrierës. Do ta keni më të lehtë t’i zgjidhni debatet në punë. Nuk përjashtohen mosmarrëveshjet me kolegët, eprorët apo ortakët, pasi idetë tuaja janë gjithmonë kundra rrymës. Deri në fund të shkurtit do të merrni një lajm të ri, të cilin duhet ta shfrytëzoni në maksimum. Duket sikur gjithçka është një sfidë për ju në ambientin profesional. Mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe do të sjellë kontakte të reja, që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen e afërt. Organizoni një takim në datën 17 dhe ndiqni instinktin dy ditët e fundit të muajit, se s’do të gaboni.

Në fushën e ndjenjave duhet të jeni më të gatshëm. Pas javës së parë të muaji, do të përjetoni emocione të veçanta. Nëse gjatë javëve të fundit ka lindur një dashuri, duhet të bëni përpara. Beqarëve s’do t’ju mungojë dëshira për të bërë aventura apo të gjeni njerëz që admirojnë sharmin tuaj. Kjo periudhë sjell një këndvështrim të ri në fushën e ndjenjave dhe atë mendore. Nëse diçka nuk funksionon, jepini fund, se pasione të reja ju presin. Datat 20 dhe 28 janë të favorizuara në fushën e ndjenjave. Muaji shkurt do të jetë i vështirë në aspektin psikofizik dhe këtë do ta ndieni më shumë afër fundit të tij. Shumë prej jush janë në proces kurash, dietash dhe terapish. Mjeku do të dijë t’ju këshillojë. Datat më të favorizuara janë ato pas 22-shit. Luhatje humori në datat 12, 13 dhe 25.

PESHQIT: Shkurti do të jetë një muaj interesant, pasi Venusi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju ndihmon me kontaktet dhe njohjet. Mund të ndërmerrni nisma të reja pa e humbur kurajën. Periudha mes marsit dhe majit do të jetë më produktivja për të lindurit e kësaj shenje dhe për këtë po bëheni gati në shkurt. Ka ardhur koha të kërkoni ndryshime në punë. Kush nga ju ka luftuar shumë për të arritur diku, tani po e kupton se përpjekjet s’kanë shkuar dëm. Në datën 20 lini një takim ose organizoni diçka, se është e duhura për propozime të reja. Ditët e fundit të muajit janë idealet për të vlerësuar strategjitë e reja. Mos u jepni shumë rëndësi kritikave nga persona që janë ziliqarë. Idetë nuk do t’ju mungojnë.

Kush nga ju është në një raport prej kohësh, deri në fund të gushtit do të keni zyrtarizuar gjithçka. Rruga është e hapur për martesat, bashkëjetesat apo marrëdhëniet që ju përmbushin. Ata që janë të divorcuar e kanë të vështirë të nisin diçka të re. Nuk janë të paktë ata që janë zhgënjyer nga dashuria, ata që kanë vënë në provë ndjenjat e partnerëve për të kuptuar nëse do t’u zënë besë sërish. Shkurti do t’ju dhurojë më shumë besim. Të favorizuar janë edhe ata që duan një fëmijë. Një ish-partner/e mund t’ju shqetësojë për disa çështje ligjore që lidhen me financat. Gjithçka që ka nisur prej janarit ju ka shkaktuar shumë lodhje, ndaj bëni kujdes më datë 7, 8, 14 dhe 15. Nëse keni vendosur të bëni një ndërhyrje estetike apo një terapi, lëreni pas datës 20. Gjërat duhen bërë me qetësi për të shmangur luhatjet e humorit apo nervozizmin që është tipik i shenjës suaj. Pika juaj e dobët janë këmbët dhe kaviljet.


Etiketa: Horoskopi mujor

POSTIME TË NGJASHME

Astrologji

Javë jo e mirë! Tre shenjat e horoskopit që do i përjetojnë shumë ndryshimet që do ndodhin

5 orë më parë
Astrologji

Tre shenjat më të pamëshirshme të zodiakut

18 orë më parë
Astrologji

3 shenjat e horoskopit do ta mbyllin muajin mars me plot energji

1 ditë më parë
Astrologji

Shenjat e Horoskopit që mendojnë se nuk e meritojnë dashurinë

2 ditë më parë
Astrologji

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet

2 ditë më parë
Astrologji

Horoskopi Javor, 27 mars – 2 prill 2023

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Duam të drejtat reciproke siç kanë serbët në Kosovë - tre deputetë nga Serbia në zyrën e Kurtit

Halil Matoshi: Kurtit i intereson pushteti total dhe "Republika e Tretë" e ribërë nga ai vet, ngase ashtu iu ka pikë

Vivi i thotë Xhulit se Atdheu e la live në TV, ky është reagimi i saj

TË FUNDIT

Ava Max shfaqet provokuese në Darkën e Fushatës së të Drejtave të Njeriut

9 minuta më parë

Ava Max dukej joshëse në Darkën e Fushatës së të Drejtave të Njeriut 2023 në Los Angeles të shtunën. Këngëtarja...

Pas BBVK, Melisa ka dy fjalë për Vivien

23 minuta më parë

Për të qenë më afër me fansat, Melisa Lleshi, ka bërë një pyetësor në Instagram. Në pyetjet që iu bënë...

Xhuli përgatit pite për iftar për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

38 minuta më parë

Finalisja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura e njohur si Xhuli, po vazhdon të komentohet edhe jashtë shtëpisë së...

Rita Ora shkëlqen teksa shfaqet natyrale me stil interesant

54 minuta më parë

Rita Ora nxiti imagjinatën me një sërë fotografish të publikuara në Instagram. Këngëtarja ka dokumentuar udhëtimin e saj në Sydney...

Taylor Swift shkruan histori, renditet me shtatë albume në të njëjtën kohë në “Billboard 200”

1 orë më parë

Taylor Swift është bërë artistja e parë që ka shtatë albume që renditen në top 40 të Billboard 200 në...

Blero i zhgënjyer me Përfaqësuesen e Kosovës: Nuk ua patëm borxh të na i bëni fëmijët të qajnë

1 orë më parë

Kosova nuk e ka nisur mbarë rrugëtimin për në Euro 2024 që mbahet në Gjermani. Fillimisht, Dardanët barazuan në udhëtim...

MË TË LEXUARAT

“Kam tentu me vra vetën” – Luizi befason banorët me sekretin e tij

Tre shenjat më të pamëshirshme të zodiakut

Pas BBVK, Andi dhe Gresa nisin pushimet në Afrikë

Ramazani – katër këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm

Cameron Diaz po heq dorë nga aktrimi dhe kjo mund të jetë arsyeja pse

Shoferit të Rihannas ia vjedhin veturën

Ftesë për pjesëmarrje në manifestimin përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”

98-vjet nga vrasja e Bajram Currit

Surpriza dhe të papritura, një javë e mirë i pret këto tri shenja

20 minuta në ditë meditim për të bërë më pak gabime

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist