fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Horoskopi javor 11 – 17 shtator 2023

nga Revista Kosovarja
3 javë më parë
në Horoskopi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dashi: Shumë prej jush do shpenzojnë para për fëmijët apo të afërmit më të vegjël. Shpenzimet më të rëndësishme lidhen me arsimin, regjistrime në kurse, sporte etj. Këtë javë, çdo problem do të ketë zgjidhje. Mos i përjetoni gjërat emocionalisht apo mendërisht sepse nuk ju bën mirë këtë periudhë. Shmangni konfliktet dhe mosmarrëveshjet pasi do jenë humbje energjie dhe kohe. Pritet të bëni një udhëtim me të afërmit.. Do përjetoni momente interesante dhe dinamike por edhe me pak keqkuptime. Disa miq do t’ju bëjnë vizitë në shtëpi. Ata nuk kanë ndonjë arsye të veçantë kështu që mos aludoni. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do interesoheni për ngjarjet që kanë të bëjnë me fqinjët, kolegët dhe miqtë e ngushtë. Do merrni lajme të pakëndshme për shkak të një gabimi që ka bërë një mik ose një i afërm. Është një javë e mirë për nisma të reja, sidomos ato për të cilat keni kohë që i mendoni.

Demi: Të lindurit nën shenjën e demit do marrin një vendim lidhur me largimin nga puna, ndarje apo divorc. Vendimi nuk do jetë i habitshëm pasi keni kohë qe e mendoni. Kjo javë do jetë interesante për shkak të ngjarjeve pozitive dhe mundësive të reja, kryesisht në fillim shtatori. Do i bëni aq mirë planet sa do kënaqni veten dhe të afërmit. Do keni sukses, në sajë të dashurisë që jepni dhe merrni. Mund të keni shqetësime në lidhje me një nga miqtë, fqinjët ose kolegët. Çfarëdo që të ndodhë me të, do jetë diçka e papritur dhe e vështirë për t’u kontrolluar. Gjatë javës, shumë njerëz do përjetojnë një ngjarje të veçantë që lidhet me një djalë apo një burrë në familjen tuaj. Mund të ketë lidhje me situata të ndryshme jetësore: udhëtimi, zhvendosja, kthimi, etj. Një festë e madhe pritet të organizohet nga njerëzit e afërm, kështu që mos bëni plane të tepërta. Meshkujt e Demit do duan më pak kohë për tu përballur me ndryshimet. Tani është e mundur të merren parasysh ndryshimet e lidhura me strehimin. Së shpejti mund të merrni lajme në lidhje me angazhimin ose martesën.

Binjakët: Të lindurit nën shenjën e Binjakëve duhet të shmangin blerjet e tepërta dhe konfliktet e paarsyeshme e të nxituara. Mundohuni të jeni realistë për gjërat që ndodhin rreth jush ose për të cilat keni disa aspirata. Jini të vëmendshëm ndaj premtimeve që dikush ju jep lehtësisht ose të paktën mos u mbështetni tek to. Këtë javë, vëmendja do të jetë e nevojshme për t’iu referuar marrëdhënieve tuaja personale ku ka keqkuptime dhe mosmarrëveshje të mundshme. Probleme të papritura do të lindin me dikë në rrethin tuaj të miqve, të cilët do të ngatërrojnë, befasojnë apo edhe të depresionojnë. Gjatë javës, mund të keni një konflikt në lidhje me pronën, një konflikt ku do përfshihen edhe njerëzit më të afërt, ndoshta edhe fqinjët. Këtë javë, burrat binjakë do të marrin në konsideratë vendimet ose veprimet e tyre lidhur me një anëtar të familjes. Tani mund t’ju duhet të kujdeseni për diçka që ka të bëjë me prindërit tuaj. Gratë do duhet të planifikojnë buxhetet edhe këtë javë, sepse do kenë shpenzime të mëdha. Është e mundur të udhëtoni për të vizituar dikë ose për të takuar mysafirë që vijnë nga jashtë.

Gaforrja: Ngjarja më e rëndësishme e javës ka të bëjë me një fëmijë. Do jetë një javë e mirë për riparime dhe blerje të reja për shtëpinë. Pajisjet e reja janë ato që do tju kushtojnë më shumë. Këtë javë do të keni mundësi të realizoni ëndrrën apo dëshirën e vjetër. Por për momentin prioritetet janë të ndryshme. Kënaqësia që do t’ju jepet nuk do të jetë e njëjtë sikur të kishte ndodhur më parë. Do përjetoni një lumturi ose shans të vonuar për të cilën nuk do keni të njëjtën nevojë si më parë. Është e mundshme që një ngjarje e tillë të ketë lidhje me jetën në aspektin e dashurisë. Marrëdhëniet në familjen do jenë në provë. Ngjarjet mund të lidhen me një vajzë apo një grua. Është e mundur të zbulosh fshehtësinë, veprimet ose premtimet e pasinqerta, përpjekjet për të krijuar një intrigë. Mbajini sekretet familjare jashtë domenit publik. Do krijoni kontakte të reja me një person nga larg. Nuk është momenti i duhur për romanca të reja ose një takim romantik me njerëz që nuk i njihni dhe aq mirë. Shumë prej jush do bëjnë një udhëtim të këndshëm në një qytet tjetër, takim me miqtë e vjetër ose njerëz të rëndësishëm.

Luani: Java do sjellë emocione të forta, por sigurisht gjithçka varet nga pritjet dhe kërkesat tuaja. Në përgjithësi, java do jetë e suksesshme në shumë mënyra. Bëni maksimumin këtë javë për të realizuar planet dhe idetë profesionale. Do keni mundësi për kontakte të reja dhe sugjerime. Do ndihmoheni nga njerëz të rëndësishëm dhe të dobishëm. Gjithashtu do jeni në gjendje të përjetoni suksesin në punën tuaj, gjë që mund t’ju sjellë të ardhura shtesë. Priten kontakte interesante nga njerëz që jetojnë në një qytet apo vend tjetër. Një njohje e re me një person të tillë do jetë interesante. Gjatë javës, do lindin probleme shëndetësore për një të afërmin tuaj. Gratë do kenë nevojë më të madhe për dashuri këtë javë. Burrat do të marrin lajme ose sugjerime lidhur me punën ose biznesin. Është java ku mund të përfitoni shumë të ardhura, kështu që shfrytëzoni momentin.

Virgjëresha: Java do jetë e mbushur me ngjarje të rëndësishme, një lajm për një vajzë ose një grua në rrethin e të afërmve do t’ju habisë së tepërmi. Të afërmit kanë shpresa tek ju në lidhje me një çështje financiare. Gjërat do jenë të suksesshme nëse veprimet do kryen në rrugë ligjore. Këtë javë do përfitoni në një farë mënyre nga veprimet e një burri. Është e mundur që të merrni ndihmë, këshilla, mbrojtje, sugjerim etj. Ndoshta do jetë dikush që e njihni, për të keni besim. Pavarësisht shpresës që keni për suksesin e planit ose sipërmarrjes, këtë javë mund të përjetoni disa ndjenja pesimiste. Kini durim dhe rezultatet do jenë të suksesshme. Do hiqni dorë nga një projekt i momentit për tu marrë me një tjetër gjë më të këndshme. Do përjetoni situata të pakëndshme në dashuri, kundërthënie për gjëra të parëndësishme dhe manifestime të egoizmit. Mungesa e durimit dhe tolerancës mund të kërcënojë seriozisht marrëdhëniet me partnerin.Për gratë e virgjëreshës priten ndryshime. Vajzat e reja do kenë një shans të ri apo fat që nuk duhet humbur. Një moment i veçantë do përjetohet nga meshkujt e moshës mbi 35 vjeç. Kjo mund të jetë një pikë kthese për një ndryshim ose sukses në jetën tuaj. Në përgjithësi, burrat e Virgjëreshës do jenë në gjendje të presin diçka që është e lidhur me udhëtimin ose takimin me njerëz që jetojnë larg. Gjithashtu do keni një javë të mirë për të filluar një takim të ri romantik.

Peshorja: Të lindurit në shenjën e peshores këtë javë do kenë shumë ngjarje të paparashikueshme. Secila ngjarje do të ketë zhvillimin e vet, por kjo duke u lidhur edhe me ngjarjet e javës së shkuar . Këto ditë mund të merrni një sasi të vogël parash, mund ti gjeni në rruge ose nëse keni humbur portofolin duket se do ta rigjeni. Keni gjithashtu një takim me dikë të rëndësishëm që ka të bëjë me marrjen e një vendimi për të ardhmen tuaj. Kjo është një javë që për të lindurit nën shenjën e peshores do të përjetojnë fundin ose fillimin e diçkaje. Në përgjithësi është koha të ndryshoni për gjëra te reja në jetën tuaj. Gjatë javës do keni probleme me paratë. Ndoshta duhet të bëni një pagesë urgjente, një vonesë në marrje e parave, por cilido qoftë problemi do të marrë fund brenda javës. Nga fundi i javës do habiteni nga një telefonatë ose sugjerim.

Akrepi: Këtë javë priten ngjarje të ndryshme familjare. Mund të planifikoni ose të veproni në detyra specifike që lidhen me të dashurit tuaj. Ju mund të prisni një vendim ose një ngjarje specifike në lidhje me një bashkëshort, prindër ose fëmijë. Gjatë javës do përjetoni një zhgënjim lidhur me udhëtim. Në fakt, kjo ngjarje do t’ju shpëtojë nga një iluzion ose një lloj mashtrimi. Po vijnë mundësi të reja, të cilat përsëri do kenë lidhje me udhëtimet ose me njerëz që jetojnë larg. Një konflikt me një burrë nga shtëpia është e mundur: gjyshi, babai, vëllai ose burri, i cili do shprehet në mënyrë të pakëndshme për disa probleme të shkuara. Do monitoroni zhvillimin e marrëdhënieve midis kolegëve në punë ose përparimin e një aktiviteti apo marrëdhënieje të re. Këtë javë shmangni streset e mëdha fizike dhe mendore. Këtë javë, gratë e Akrepit janë në prag të një momenti të rëndësishëm në marrëdhëniet intime. Burrat presin një dokument të rëndësishëm, kontratë apo ofertë pune.

Shigjetari: Gjatë javës, do merrni një ftesë, mesazh të rëndësishëm ose sugjerim nga dikush që aktualisht po udhëton ose jeton në një qytet tjetër. Ka mundësi të ringjallni idetë dhe planet e vjetra lidhur me familjen ose biznesin. Do shqyrtoni dhe do flisni për mundësinë e realizimit të tyre. Deri tani rrethanat janë favorizuese. Për shumë nga përfaqësuesit e shenjës së Shigjetarit, do kenë një mbledhje familjare pas një periudhe ndarjeje ose një rasti të veçantë. Këtë javë miqtë tuaj do jenë të lumtur me lajme që lidhen me suksesin e tyre të papritur, fat apo progres. Do t’ju vijë një ftesë nga miqtë, duhet të shkoni pasi keni nevojë për pak relaks. Në përgjithësi, këtë javë priten shpenzime të mëdha. Jini të vetëdijshëm për humbjen në publik të dokumenteve financiare apo portofolin. Javë nënkupton më shumë punë dhe përgjegjësi për meshkujt e Shigjetarit. Mos lini asgjë për nesër ose javën tjetër. Pastaj, do ketë detyra dhe angazhime të reja kështu që përfundoni gjithçka në kohë.

Bricjapi: Java mund t’ju befasojë ose t’ju angazhojë në përgatitjen e një dokumenti, kontrate, apo ndonjë veprim tjetër që ka lidhje me paratë. Është momenti më i mirë për zgjidhjen e problemeve që lidhen me një grua në familje. Në këtë rast, ndihma primare do jeni ju, veçanërisht gratë e kësaj shenje. Do keni shumë sukses në punë. Gjatë këtyre shtatë ditëve, lajmi i papritur mund të ndryshojë disa nga planet tuaja për muajin shtator. Mund të mos shqetësojë ju drejtpërsëdrejti, por ka lidhje me familjen, jetën profesionale ose publike. Prisni lajme apo ngjarje të rëndësishme në jetën e një vajze apo një gruaje. Pritet të krijoni një lidhje të re me dikë që e pëlqeni. Gjatë javës, shmangni njerëzit e papërvojë që do t’ju japin një premtim të rëndësishëm por të pamundur.

Ujori: Ju pret një javë e mbushur me shpresa dhe pritshmëri të mëdha. Do ndodhin ngjarje të ndryshme dhe fatkeqësisht nuk jeni gati për asnjërën. Këtë javë mund të lindin konflikte dhe tensione me një mik ose me ndonjë nga rrethi i familjes. Por do të ishte mirë të shmangen. Për të lindurit në shenjën e ujorit kjo javë do sjellë një dashuri të re duke zëvendësuar kështu dashurinë e vjetër. Prisni lajme të mira, të rëndësishme jo vetëm për ju por edhe për njerëz të tjerë pranë jush.

Peshqit: Do jetë një javë plot më ngjarje. Disa lajmë të rëndësishme do ndikojnë në të ardhmen tuaj. Do fokusoheni edhe në përgatitjen e surprizave për miqtë dhe familjarët. Megjithatë, do keni edhe disa vështirësi në komunikimin me një anëtar të familjes, që shpesh nuk ju dëgjon. Një grua do t’ju bëjë një surprizë aq të këndshme sa do t’ju rikthehen disa momente të së shkuarës. Fatkeqësisht do humbisni një dokument të rëndësishëm. Kontrolloni e-mailet se mbase mund të gjeni një kopje. Në fillimin e javës priten konflikte të ashpra me të panjohur, kujdes. Mundohu ti shmangni e të gëzoni me familjen.


Etiketa: Horoskopi Javor

POSTIME TË NGJASHME

Horoskopi

Horoskopi javor nga 2 deri me 8 tetor 2023

9 orë më parë
Horoskopi

Shenjat më besnike të horoskopit në çdo aspekt!

13 orë më parë
Horoskopi

Ja cilat janë shenjat më të bukura të horoskopit?

1 ditë më parë
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Shtunë 30 Shtator 2023

3 ditë më parë
Horoskopi

Cila shenjë e horoskopit e jeton dashurinë si “flakë”?

3 ditë më parë
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Premte 29 Shtator 2023

4 ditë më parë
Postimi tjetër

Capital T tregon disa nga modelet e flokëve që ka eksperimentuar ndër vite

Përse është mirë të hani akullore?

Olta Gixhari vjen atraktive në foto nga pushimet në Itali

TË FUNDIT

“Radojçiqi lëvizte me 5 badigardë e plot vetura” – Gashi tregon si lëvizte famëkeqi i Veriut

7 minuta më parë

Gazetari Kreshnik Gashi tha se Milan Radojçiq në rrugë është shfaqur si person i rrezikshëm. Gazetari Gashi tha se ai...

Publikohet foto në fillimet e nusërisë së Shyhrete Behlulit

19 minuta më parë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Shyhrete Behluli ka ripostuar një foto shumë të veçante të sajën. Fotoja është kur...

“Lum ai që t’ka nafakë” i shkruan komentuesi Fjolla Morinës pas këtyre fotove

39 minuta më parë

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ditëve të fundit është tejet aktive në mediat sociale. Pasi postoj disa poza të nxehta...

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

53 minuta më parë

Parlamenti Evropian (EP) pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj,...

Prezantuesja gjermane shpërthen në të qeshura gjatë transmetimit direkt

1 orë më parë

Prezantuesja gjermane Susanna Daubner, e cila jep lajmet në kanalin ARD ka pasur një moment të sikletshëm gjatë transmetimit live....

Osmani nesër e ftuar në CNN për zhvillimet e fundit

1 orë më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër është e ftuar në CNN. Ajo do të flasë për zhvillimet e fundit në...

MË TË LEXUARAT

Sa ka kushtuar veshja e Bora Zemanit në Dancing With The Stars?

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Komediania: Jam ende e virgjër, djemtë që takoj kthehen në ‘fantazmë’

Kylie zhgënjeu me këpucët, por nuk keni parë ende Kendallin

Nora Istrefi publikon imazhe të bukura me Rene

Qeveria do të ndajë mjete në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

Adelina Hasani e braktisë “ATV”-në për “Klan Kosovën”

Policia po kryen bastisje në pesë lokacione në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Kjo ditëlindje e gjeti ndryshe Greta Koçin, ja sa vite mbush

Selena Gomez lë pa fjalë me përzgjedhjen e veshjes në javën e modë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist