Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Horoskopi Javor 13 Korrik – 19 Korrik 2020

nga Revista Kosovarja

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo javë nuk ka rrugëtime të gjata apo edhe të shkurtëra për arritjen e qëllimeve tuaja. Përderisa karriera shpesh ka të bëjë me të ardhmen, ju duhet të ndërmerrni hapa praktik drejt qëllimeve të mëdha. Gjatë kësaj kohë mund të përjetoni situata të cilat provokojnë përsosmërinë tuaj. Prandaj, merrni rrugën dhe ndikimin tuaj seriozisht dhe frymëzohuni nga të tjerët për të arritur atë që është më e mira për ju sepse kështu do të korrni shpërblime respekti dhe besimi.

Mbi artikull

Demi
20 Prill – 20 Maj
Këtë javë do të sfidoheni nga zgjerimi i ndjenës suaj dhe ekspozimit të mendjes suaj ndaj ideve. Analizimi i historisë së kaluar për të rigjetur veten tuaj mund të iu sjellë fuqi dhe perspektivë. Prandaj kur gjërat do të futen në kontekstin e duhur, ato do të duken më pak kaotike dhe më kuptimplotë. Kjo do të iu mundësojë për të bërë zgjedhjen e duhur.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Këtë javë do të kaloni me temën e mbajtjes së fjalës dhe mendimit tuaj. Duke ditur vlerën tuaj, ju do të respektoni atë se çfarë të tjerët sjellin tek ju. Kjo do të bëjë që ju të ftoni në jetën tuaj njerëz të rinj që do të jetë e mirë për të dy palët. Mos u frikësoni të bashkoheni më dikë sepse të dy palët mund të përfitoni nga njëra tjetra.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Këtë javë duhet të mendoni kujdesshëm sepse veprimet e juaja mund të interpretohen gabim, prandaj mundohuni të jeni të qartë në lidhje me mesazhin tuaj dhe në përcaktimin e synimeve tuaja rreth ideve thelbësore. Jini të qartë se si shpreheni për atë që është e rëndësishme për ju, sepse në këtë mënyrë do të ndriçoni rrugën për të tjerët dhe gjithashtu do të përfitoni nga forca dhe angazhimi që ata ofrojnë.

Moneytizer Paragrafi 4

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Këtë javë ndjenja e pritjes në një udhëtim ose kërkim studimi mund t’ju sjellë keqardhje, por nëse besoni se gjithçka është ashtu siç është menduar, do të vini re momente përsosmërie në këtë përiudhë. Mundohuni që të shikoni për ylberët në horizontin tuaj këtë javë dhe ju do të gjeni kursin më të mirë të veprimit.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Këtë javë mbajtja e kontrollit krijues të projekteve tuaja është thelbësore – nganjëherë është një rrugë e lakuar për të qetësuar të gjithë ata që duan të kyçen në punët e juaja, por ju duhet të jeni zëri i fundit. Kur i merrni seriozisht ofertat tuaja krijuese, edhe nëse ato tani duken më argëtuese sesa një mundësi profesionale, atëherë veproni me të tjerët. Nëse jeni duke bashkëpunuar me dikë, vendosni së bashku. Takimi ose një romancë mund të ndjehen jashtëzakonisht intensive gjatë kësaj jave, kështu që vazhdoni të ftoheni dhe mbani kufij të qartë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Këtë javë mundohuni që të jeni më të butë me të tjerët. Do të ju duhet që të inkurajoni një partner ose një mik të ngushtë për disa çështje të tyre. Ata do t’ju kërkojnë për motivim, prandaj jini të vetëdijshëm dhe të gatshëm për t’ju ndihmuar. Në çështjet e punës negocioni, por mos zgjidhni ose bëni kompromis nëse nuk ndiheni mirë.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Këtë javë do të keni pamjet tuaja të vendosura në imazhin më të madh dhe horizontet më të gjera, prandaj është thelbësore të bëni hulumtimin dhe studimin tuaj tërësisht për të mbështetur qëllimet tuaja. Çfarë po mendoni thellë dhe si mund ta strukturoni më mirë gjurmën tuaj cerebrale, pavarësisht nëse është interes personal, studim zyrtar, apo diçka që po krijoni për një kohë të gjatë? Kur të gjithë sytë janë mbi ju, ju dëshironi që themelet tuaja të vendosen në tokë të ngurta. Konsolidoni dhe mos bëni shkurtime.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë javë shumë prej jush jeni duke ndjerë kufizime. Nëse dhimbja është e vërtetë, atëherë tregohuni të butë me veten, gjeni mënyra për t’u shprehur në mënyrë krijuese dhe të sigurt. Nëse plagët e vjetra ndikojnë të silleni në mënyrë fëmijërore, ky është shansi juaj të filloni të shëroheni. A keni diçka që gjithmonë keni dashur ta bëni, por kurrë nuk e keni bërë? Pa gjykime. Është koha të dilni në skenën tuaj dhe të këndoni.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Këtë javë keni nëvojë për të rivlerësuar balancimin e këndvështrimit tuaj me nevojat e një personi tjetër të rëndësishëm. Nëse po e shihni veten jo të barabartë me tjetrin, është një sinjal që të tërhiqeni përsëri së bashku. Çdo shqetësim i familjes që iu bie ndërmend këtë javë është një thirrje për të ndërmarrë veprim të butë dhe të zgjidhur sesa të bëni takime të acaruara. Hapësira midis veprimit dhe përgjigjes është mundësia juaj për të rivlerësuar reagimet emocionale të zakonshme.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Këtë javë është më mirë të gaboni në anën e kujdesit dhe të duroni lëvizjet ose energjinë tuaj. Punoni, socializoheni në shtëpi ose së paku qëndroni të kujdesshëm ndërsa kaloni në zonën tuaj lokale. Puna juaj theksohet, sidoqoftë kujdesuni për thashethemet ose nga një lidhje karmike që konkurron me aftësinë tuaj në punë. Krijoni kufij dhe kufizime duke i dhënë kohë të përkushtuar jetës tuaj të brendshme, ëndrrave dhe dëshirave.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Këtë javë ju do të keni dëshirë që të kontriboni apo të shpenzoni, por kini kujdes nëse është brenda buxhetit tuaj. Ndihmesa aktive ndaj të tjerëve në nevojë është fisnike dhe ka një mijë mënyra për të kontribuar. Dëshira për ndryshim të rëndësishëm shoqëror është e fortë dhe asnjë shenjë nuk ndjen dhimbje kolektive ashtu sikur Peshqit. Balanconi kontributin tuaj shoqëror duke i dhënë zë krijuesit tuaj të brendshëm duke marrë kohë për të bërë gjëra që doni – luani, qetësohuni dhe ndiqni ide që ju ndezin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]