fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Horoskopi javor nga Paolo Fox, 29 maj – 4 qershor

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Astrologji
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

DASHI: Të lindurit në shenjën e Dashit do të kenë një javë të mbarë. Nëse Venusi në shenjën e Gaforres ju krijon ndjesinë se nuk e keni mirëkuptimin e të tjerëve si në marrëdhënie me partnerin edhe me familjarët e tjerë, Marsi në shenjë do t’ju japë entuziazmin dhe vendosmërinë e duhur për të realizuar një ide që po e mendoni prej kohësh. Nëse keni pritur vetëm momentin e duhur, dijeni se momenti është tani. Nëse e besoni, veproni!

DEMI: Edhe këtë javë do të jeni sërish të përzgjedhurit e horoskopit. Do të vazhdoni të jeni në qendër të vëmendjes përgjatë gjithë vitit, edhe falë ndikimit të Jupiterit të fuqishëm. Gjithçka do të shkojë më së miri në sferën private, ndërsa në sektorin e punës do të shfaqen disa probleme për shkak të ndikimit negativ të Marsit në shenjë. Venusi ju nxit që të jeni më të vëmendshëm ndaj njerëzve që ju interesojnë vërtet, të cilët do t’jua kthejnë me interesa dashurinë… Është me fat kush ju qëndron pranë.

BINJAKTËT: Të dashur Binjakë, sa fort shkëlqen Dielli në shenjën tuaj. Ju ngroh dhe ju bën më të papërmbajtshëm se zakonisht. Mund të përfshiheni pa asnjë hezitim në sfidat dhe rastet që do t’ju paraqiten. Varet vetëm nga ju se kur do të filloni t’i bëni ëndrrat realitet. Por mos harroni që motoja juaj duhet të jetë: në fillim detyra e pastaj kënaqësia. Me siguri që do të shkëlqeni në gjithçka që do të merrni përsipër dhe nuk do të keni asnjë problem për të realizuar synimet që i keni vënë vetes.

GAFORRJA: Ëmbëlsia dhe butësia do të mbizotërojnë në shenjën e Gaforreve këtë javë. Falë Venusit në shenjë, me siguri që do të ndiheni mjaft mirë dhe të përmbushur shpirtërisht. Ndiheni të sigurt në vete dhe nuk i druheni më mendimit të të tjerëve. Kjo vetësiguri ju ndihmon që të njihni më mirë atë anë të karakterit tuaj që shpeshherë harronit se e kishit.

LUANI: Marsi në shenjën tuaj do të luajë rolin e një motori që ju ndihmon të ecni përpara. Por si çdo gjë e mirë, duhet trajtuar me kujdes. Kjo javë do t’ju gjejë më energjikë dhe entuziastë se kurrë, por bëni kujdes, se nga vetësiguria e tepruar mund të dukeni arrogantë në sytë e të tjerëve. Mos harroni gjithmonë se një udhëheqës i vërtetë është ai që arrin të bëjë të tjerët ta ndjekin pas, jo ai që me sjelljen e vet egocentrike i mban njerëzit larg vetes. Po ia dilni mbanë më së miri, yjet vetëm sa ju tërheqin vëmendjen për të mirën tuaj.

VIRGJËRESHA: Të dashura Virgjëresha, ka diçka në këtë periudhë që ju bën gjithmonë të ndiheni të pakënaqur, të paduruar. Kjo pranverë ka qenë shumë e luhatshme për ju. Rrugëtimi juaj i ka përngjarë një udhëtimi me slitë, por situata dalëngadalë po kthehet në favorin tuaj. Mos harroni se Jupiteri do të sjellë lajme të mira. Horoskopi tregon gjithashtu se ndiheni pak të dëshpëruar, por gjithashtu ju fton të jeni më realistë. Dijeni se qëndrimi që po mbani po ju pengon të shikoni më objektivisht ato që ju rrethojnë, duke përfshirë edhe faktin se nuk po i vlerësoni si duhet mundësitë që po ju ofrohen për të qenë të lumtur.

PESHORJA: Të dashura Peshore, edhe nëse vazhdoni të keni probleme zemre, yjet ju ftojnë që të mos humbisni më kohë duke u shqetësuar për situatën tuaj sentimentale, por të merreni me thelbin e gjërave. Në këtë periudhë do të merrni përsipër shumë angazhime dhe shumë gjëra presin zgjidhje prej jush. Do t’ju ofrohen shumë mundësi të mira, sidomos në aspektin profesional. Do të lini takime që mund të jenë të dobishme për ju për një periudhë afatshkurtër si në aspektin profesional edhe në atë personal. Dilni jashtë dhe përzihuni me turmën.

AKREPI: Java e 29 majit deri më 4 qershor do t’i gjejë të lindurit në shenjën e Akrepit të shqetësuar. Mjafton pak që të ndiheni të nervozuar dhe të bëni reagime të ekzagjeruara. Tani është momenti që t’i kushtoni më shumë kohë vetes suaj. Kohët e fundit i keni marrë gjërat me vrull të madh dhe tani po vuani pasojat. Yjet ju këshillojnë që të bëni disa ditë pushim, të shëtisni në ajër të pastër dhe të merreni me gjëra të këndshme, që nuk ju bëjnë të mendoni për disa orë për atë po ju lodh në familje dhe në punë.

SHIGJETARI: Kjo javë do të jetë e mbushur me stimuj për të lindurit në shenjën e Shigjetarit. Dielli ju nxit të sqaroni disa gjëra në marrëdhënien tuaj. Nëse ka ndonjë keqkuptim, ka të ngjarë që të jetë për shkak të diçkaje të pathënë, që tani është mirë të sqarohet. Me ta kapërcyer ngërçin, do të mund të shijoni një harmoni të shkëlqyer në çift. Vera që po afron në mënyrë të pashmangshme ju shtyn të ndieni një dëshirë të papërmbajtshme për të eksploruar dhe tashmë jeni gati të planifikoni një udhëtim për muajt në vazhdim. Ku? Sa më larg që të jetë e mundur, natyrisht.

BRICJAPI: Të dashur Bricjapë, gjërat po shkojnë në vendin e vet. Nëse ende ndiheni të keqkuptuar në çift, në sferat e tjera të jetës po korrni sukses dhe shpejt madje. Më në fund buzëqeshja jua ndriçon fytyrën si shprehje e optimizmit të rigjetur. Dëshira për të punuar nuk ju mungon. Së shpejti do të gjeni harmoninë edhe në marrëdhënien me partnerin, për momentin kushtojani energjitë tuaja asaj që ju kënaq më shumë.

UJORI: Të dashur Ujorë, kjo javë do t’ju gjejë të përfshirë në një situatë komplekse, por që do të mund ta përballoni mirë, falë intuitës suaj të lindur për t’u larguar nga telashet. Kjo do të thotë që, edhe nëse Marsi në Luan do t’ju bëjë shumë numra për t’ju bërë të humbni durimin ose t’ju bëjë të thoni dhe të bëni gjëra për të cilat mund të pendoheni, duhet të mbani mend gjithmonë se kush jeni dhe ambicien tuaj të përjetshme për t’u shkëputur nga gjërat që ju rrethojnë, edhe për faktin se ndiheni më superiorë se të tjerët. Ju mund t’ia dilni mbanë. Yjet ju këshillojnë që të mateni mirë para se të flisni.

PESHQIT: Të dashur Peshq, horoskopi për javën nga 29 maji deri më 4 qershor ju sheh në mes të një vorbulle pozitive angazhimesh, takimesh dhe si rrjedhojë mundësish, të cilat duhet të jeni të zotë për t’i kapur, pa u menduar shumë, pa dyshime apo ngurrim. Në këtë moment merrni gjithçka që ju del përpara, do të mendoni të bëni një përzgjedhje më vonë. Tani përqendrohuni te sasia.


Etiketa: Paolo Fox

POSTIME TË NGJASHME

Astrologji

Parashikimi i astrologut Paolo Fox

19 orë më parë
Astrologji

Njerëz me dy fytyra: Ja shenjat e horoskopit që mashtrojnë hapur

2 ditë më parë
Astrologji

Horoskopi ditor, e Martë 26 Shtator 2023

2 ditë më parë
Astrologji

Parashikimet e një jave të re me astrologun Paolo Fox

3 ditë më parë
Astrologji

5 shenjat e horoskopit më me fat për nesër

3 ditë më parë
Astrologji

Parashikimet e së premtes, 22 shtator, me të besuarin tuaj Paolo Fox

6 ditë më parë
Postimi tjetër

Sulmohet gazetari kosovar, serbët ia shqyejnë bluzën

Pse u kris miqësia Majk dhe Ghetto Geasy?

Harroi Erionin, po martohet Mikela e “Për’puthen”?

TË FUNDIT

Vuçiq: “Njërin e vranë me një plumb në kokë, dhe në tjetrin kur hodhi armën e qëlluan 12 plumba…”

22 minuta më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën, duke komentuar sulmin terrorist ndaj organeve policore të Kosovës në të cilat një...

Humbi babain 3 muaj më parë, Agron Llakaj nuk mban dot lotët

28 minuta më parë

Moderatori dhe autori i Al Pazar në Agron Llakaj ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij personale....

Konfirmon lidhjen e re, Kristi: Kam akoma traumë nga takimi me Sabianin

31 minuta më parë

Ish-finalisti i ‘Big Brother VIP’ Krist Aliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisioni “Shqipëria Live”, ku ka...

Clark: Si është e mundur që një individ si Radojçiqi e udhëheqë një parti në Kosovë, si mund të lejohet kjo?

41 minuta më parë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në...

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare

1 orë më parë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës ku në rend të ditës janë disa pika për shqyrtim. Pos deklarimeve...

Gold Aga dhe Albina Kelmendi do ti bashkojnë sërish forcat

1 orë më parë

Kengetarët e njohur Arian Agushi dhe Albina Kelmendi para disa viteve kanë realizuar bashkëpunimin e tyre të titulluar “Prishtina”. Projekti...

MË TË LEXUARAT

KFOR: Policia e Kosovës na njoftoi për arrestimin e tre serbëve vetëm një ditë më vonë

Zbuloni pse gjatë mbrëmjes ndiheni të uritur

Historike për Shqipërinë, Armand Duka zgjidhet zëvendës President i UEFA-s!

Rrahje në Fushë Kosovë, pamje nga vendi i ngjarjes

Linda Halimi: Kam qenë shqiptarja e parë që u martova me një burrë që nuk është i bardhë

Kurti: Lavdi Rreshter Bunjakut, dhënia e jetës për popullin është vepra më sublime që mund ta bëjë një njeri

Osmani takohet më Presidentin e Letonisë, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Arrestohet një serb në Mal të Zi, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Të pathënat e Megi Pojanit: Çdo gjë që ndodh e shoh në ëndërr…

Modelja e famshme tregon mega penthouse-in e saj

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist