“Hotel Ambassador” është hoteli i famshëm e me nam për traditën, mikpritjen, gatimet speciale, pastërtinë absolute, rehatinë e qetësinë, dhomat komode me pamje magjike kah deti, etj.
Hapë sytë, tërhiqe pak perden dhe do të shfaqet menjëherë pamja madhështore e detit, atij uji të kristaltë qe është eliksir për shpirtin. Fjalët janë të varfra për ta përshkruar këtë ndjenjë!
Nuk mund të ketë një alternativë të dytë më të përshtatshme për ti gjetur të gjitha gjërat në një vend. “Hotel Ambassador” është ambasador në fushën e hotelitëse në linjën e hoteleve tek zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin dhe kjo falë traditës së gjatë, korrektësisë e profesionalizmit të stafit edhe çmimeve krejt të arsyeshme. Posedon dhoma për çift, dhoma familjare, por edhe suita.
Pushuesit kthehen sërish dhe sërish për të përjetuar eksperienca të reja në hotelin që gjendet në vijë të parë të detit. Për të pirë kafenë në kafiterinë me pamje kah deti, apo për të shijuar gatimet unike, të servuara me delikatesë në restaurantin që ofron meny të pasur për mëngjes, drekë e darkë. Mes restaurantit, kafiterisë e barit, gjendet edhe piceria me furrë druri dhe këndi i lojërave për fëmijë, që i bënë më të pasura e kreative pushimet e më të vegjëlve.
Në “Hotel Ambassador”, aty ku ndërthuret aroma e detit me atë të pishave, shëndeti, syri dhe shpirti do tu thonë njëkohësisht faleminderit. /Kosovarja/