Hotel ‘Gloria’, tani 6 muaj që është vënë në dispozicion të klientëve është ndër hotelet më të bukura dhe më luksozi në kryeqytetin e bukur të Prishtinës.
Duke u nisur nga vet emri ‘Gloria’ që do të thotë ‘mbresëlënës’, Hotel ‘Gloria’ me të vërtetë do iu lë mbresat e një eksperience të cilën do ta mbani në mendje gjithmonë, ngase rehatia dhe komoditeti janë vetë sinonim i këtij emri.
I rrethuar nga një natyrë kuruese e gjelbëruar e me ajër të pastër, shumë afër qendrës, te Parku i Qytetit në Prishtinë, Hotel ‘Gloria’ ofron kushte fantastike të akomodimit, që nga mikpritja e shkëlqyer e një stafi tejet profesional, pastërtia, qetësia si dhe përkujdesja maksimale, që secili klient të ndahet i kënaqur me shërbimet dhe komoditetin e këtij hoteli.
Struktura e interierit të Hotel ‘Gloria’ ofron dhoma nga më të ndryshmet luksoze, pastaj apartamente si dhe dhoma familjare, ku secila dhomë dallon nga dhoma tjetër, e që janë të pajisura me xhakuzi, sauna dhe kuzhinë.
Po ashtu, nëse vetëm vendosni që të akomodoheni në këtë hotel, ju mund ta shfrytëzoni Bar Caffen e mrekullueshme e cila ndodhet me dalje direkt në parkun e mrekullueshëm të qytetit ku nën qetësinë dhe pastërtinë e ambientit të gjelbëruar mund të shërbeheni me kafe, pije të ndryshme freskuese, ëmbëlsira, akullore etj., si dhe të tymosni shijen tuaj të preferuar në ShishaBar.
Pra, nëse jeni në Prishtinë dhe dëshironi të kaloni momente të paharruara, duke u ndjerë komod, të relaksuar e të qetë, dhe të kënaqeni me natyrën, cilësinë dhe shërbimet e një hoteli të vërtetë i cili përveç klientëve vendas vizitohet edhe nga ata ndërkombëtarë, atëherë vizitoni profilin zyrtar të Hotel ‘Gloria’ në Instagram: @hotelgloria.ks, ose kontaktoni në nr. +383 (43) 888 869