Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hotel ‘Hilton Istanbul Bomonti’, vend ideal për pushimet tuaja

nga Revista Kosovarja

I vendosur mu në zemër të Bomontit afër qendrës së re të kulturës dhe argëtimit, hoteli 34 katësh ‘Hilton Istanbul Bomonti’ është ndër hotelet më të bukura të rivierës turke, në të cilin do të kaloni çaste fantastike pushimi.

Nëse dëshironi që pushimeve tuaja në Turqi t’u jepni magjinë e merituar, atëherë përzgjidheni hotelin mrekullueshëm ‘Hilton Istanbul Bomonti’ përmes agjensionit turistik ‘Laura Tours’, dhe përjetoni kushte fantastike të akomodimit dhe komoditetit të lartë e tepër cilësor.

Moneytizer Paragrafi 4

Me një dekor tejet elegant dhe një numër të madh dhomash të stilizuara me një dizajn të veçantë dhe orendi super luksoze, me pamje magjepsëse nga ku shihet si në pëllëmbë të dorës i gjithë qyteti i Bosforit, ‘Hilton Istanbul Bomonti’ ofron mikpritje dhe shumë dashuri për secilin klient, vizitor apo biznes duke ofruar edhe dhoma të veçanta takimesh profesionale e po ashtu edhe qendrën e konferencave të biznesit privat.

 

Shijoni pijet dhe ushqimet tradicionale në 2 baret dhe restorantin e hotel ‘Hilton Istanbul Bomonti’, siç janë koktejet unike ose pjata selektive aziatike me menu sushi apo kafe dhe çaj cilësor, lëngje të freskëta, ëmbëlsira, sallata, sandviçë dhe pjata të vogla.

Kurse, restoranti i cili reflekton një pamje mahnitëse nga deti, për ngrënie gjatë gjithë ditës shërben një sërë kuzhinash ndërkombëtare, si dhe specialitete të kuzhinës turkeku pos tjerash, mysafirët mund të shijojnë meze të nxehta dhe të ftohta të përgatitura me përbërës të kualifikuar të cilësisë se lartë nga i gjithë vendi.

Hoteli ‘Hilton Istanbul Bomonti’, po ashtu përmban një pishinë të mbyllur së bashku me një sauna, hamam turk, qendër fitnesi, dhomë me avull, dhoma trajtimi dhe ambiente private SPA për çiftet, si dhe një një pishinë të hapur sezonale.

Hoteli gjendet shumë pranë qendrës së qytetit nga ku ju mund të shëtisni, të vizitoni qendrat e ndryshme tregtare apo pikat historike që janë pjesë atraktive e turizmit.

Hotel ‘Hilton Istanbul Bomonti’ është ndër hotelet qe vizitohet nga shumë fytyra publike, ku ndër ta, këto ditë, po qëndron edhe çifti i i famshëm shqiptar Tea dhe Bearti, të cilët kanë vendosur që festën e datëlindjes së Teas ta festojnë në këtë hotel super luksoz.

Instagram: @hiltonistanbulbomonti

Facebook: Hilton Istanbul Bosphorus

‘Hilton Istanbul Bomonti’
We speak your language!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]