Nëse e doni ndjesinë e një ambienti përrallor, atëherë vizitojeni hotelin ‘Select Hill Resort’ të cilin e gjeni në rrugën nacionale Tiranë-Dajt.
Sezoni i pushimeve verore po vjen, ndërsa ju keni nevojë për një qetësi absolute që të ikni nga gumëzhima e qyteteve të zhurmshme apo punët stresuese të përditshmërisë.
E këtë më së miri mund ta zgjidhni duke kaluar një pjesë të fundjavës apo ditëve tuaja të pushimit në mes të natyrës dhe ajrit të pastër që e ofron vetëm ‘Select Hill Resort’ Hotel.
I vendosur në një pozitë fantastike, rrethuar me ajrin e freskët e shumë të pastër të drunjve të gjelbëruar të malit të Dajtit, ‘Select Hill Resort’ ofron kushte të pakrahasueshme komoditeti dhe relaksi.
Me një staf mikpritës dhe të buzëqeshur, kënaqësia juaj do të fillojë që aty për të vazhduar më tej në ambientet magjike të rrethuara me pishinat e kristalta të cilat të mrekullojnë si dhe komplet struktura mahnitëse e eksterierit të hotelit.
Dhe pasi të keni zgjedhur njërën nga dhomat e dizajnuara me një stil total modern dhe me pamje shumë të bukur, ju mund të bëni një masazh relaksi, të notoni një pishinë të mbyllur apo të jashtme, si dhe të freskoheni me shumëllojshmërinë e pijeve freskuese në barin i cili është gjithnjë në dispozicion për ju.
‘Select Hill Resort’, ofron po ashtu një kuzhinë të pasur mesdhetare në restorantin e stilit ‘Gourmet’, me specialitete mishi e peshku.
Kurse, gjatë qëndrimit tuaj në këtë resort ju keni mundësi të bëni edhe palestër në qendrën e fituesit, ku njëherësh mund të shfrytëzoni edhe SPA-në e mrekullueshme, që mendja dhe trupi juaj të gjejnë qetësinë dhe relaksin e merituar.
Jepni frymë eksperiencës suaj duke vizituar dhe rezervuar në hotelin ‘Select Hill Resort’, përmes faqes zyrtare në Instagram: @selecthillresort.
‘Select Hill Resort’, aty ku jehona e heshtur e malit iu thërret!