“The Crown” është një nga hotelet e njohura të Tiranës, shumë komod, kredibil, unik në koncept, arredim dhe pritje.
Lindi si një ëndërr e disa të rinjve për të sjell diçka ndryshe, si një luks te prekshëm për te gjithë, një akomodim si në shtëpi dhe një restorant me ushqim dhe shërbime që konkurrojnë hotelet e restaurantet jashtë kufijve te ballkanit.
“The Crown” është hapur prej një viti e gjysmë, duke thyer shume tabu dhe kjo fale konceptit, investimit, stafit dhe klienteles se mrekullueshme.
Të shtojmë se “The Crown” ndahet ne tre sektorë. Hoteli, Spa dhe restoranti i cili është edhe biznesi kryesor. Një restorant ‘fine dining’ I nivelit te larte me mbi 150 vende për tu ulur i ndarë ne tre zona (main, rooftop dhe living room). Menyja e restaurantit është mjaftë e pasur me mish, peshk dhe perime. Me një brunch fantastik, mëngjes tejet të pasur, çajin e ngrohte me shoqëruese te stilit anglez si dhe barin me një varietet dhe kualitet te pafund pijesh dhe kokteje. Vlen te theksohet se klientela është mbi 70% femra.
Kujdesi në detaje, shërbimi mjaft i mire, mikpritja e ngrohte dhe profesionale, lënda e pare e cilësisë se larte, pasi çdo gjë prodhohet në laboratorin e kuzhinës së restaurantit, janë specifikat kryesore në “The Crown”.
Kur jemi tek kuzhina, duhet thënë se ajo është e një niveli te larte. Menyja me e pëlqyer është ajo e degustimit ku shërbehen 11 portat njëra pas tjetrës, ku klienti përjeton një eksperience kulinare dhe emocion. Shefi ekzekutiv Albi Subashi, vjen pas një eksperience ne Belgjike në një restorant me 2 yje Michelin ku kishte pozicionin e sous chef ose krahu i djathtë i shefit atje. Klientët e restaurantit, thonë se Shëfk Albi ka duar të arta.
Ndërkohë, klientët e “The Crown”, janë gjithmonë aty për shkak të shërbimit të mirë, akomodimit, etj. Ka shume te huaj qe prenodojnë shume muaj përpara. Artiste, biznesmenë, ambasadat e ndryshme, institucionet dhe patjetër kushdo qe ka dëshire.
Hoteli gjendet në qendër të Tiranës dhe kjo e bënë tejet të qasshëm.
Fatjon Selimaj: “The Crown” është ëndërr bërë realitet
“The Crown” nuk do të ishte ky që është sot pa dorën e Fatjon Selimaj, personazh i njohur i turizmit dhe hotelerisë në përgjithësi. Një person me këmbë në tokë dhe ëndrra të medhja. Një lider që di të ndërtojë dhe mbajë skuadër, ku bashkë me ta ndërton strategji, të cilat i qojnë përpara me inovacion dhe shumë punë. Fatjoni thotë se “The Crown” është ëndërr e realizuar, me shpejt se që ka menduar. “Falë njerëzve te mi qe i kam me afër dhe qe kane dhëne kontributin qe kjo ëndërr e përbashkët te realizohej ashtu si në ëndrrat me te bukura qe i kam pasur atëherë kur u dashurova me ketë zanat. Familja gjithashtu ka merite te madhe pasi karriera le boshllëqe te mëdha ne shtëpi si ne kohe si ne mbështetje por jam me fat”. Ai, shton se për të dhe ekipen çdo ditë është sfidë e re. “Pa sfida ky profesion çdo ishte kaq i bukur. Mendoj qe për momentin ajo me e vështira është gjetja dhe mbajtja e personelit”.
Fatjon Selimaj thotë se fjalët e bukura të njerëzve për “The Crown”, klientët e buzëqeshur e falënderues kur largohen nga hoteli e restauranti dhe një skuadër me gati 50 të rijnë që e duan dhe bëjnë këtë vend, janë satisfaksioni më i madh i çdo ditë për të.